Nxehet debati mes Lladrovcit dhe Selimit: Rexhë, a po të kujtohet viti 2004 kur doje koalicion me Thaçin?

Politika

Nxehet debati mes Lladrovcit dhe Selimit: Rexhë, a po të kujtohet viti 2004 kur doje koalicion me Thaçin?

Nga: A.Zh Më: 23 qershor 2017 Në ora: 21:33
Ramiz Lladrovci, Rexhep Selimi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, njëherit anëtar i PDK-së, i ka reaguar Rexhep Selimit të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që ky i fundit ka deklaruar sonte se preferon koalicion me LDK-në për të formuar qeverinë e re.

Lladrovci, i cili në vitin 2004 bashkë me Selimin, kanë qenë pjesë të AAK-së, ka thënë se në cilësinë e Sekretarit Organizativ, ai ishte pro koalicionit të AAK-së me LDK-në, ndërsa Selimi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, ishte kategorik kundër.

Në postimin e tij në Facebook, Lladrovci ka thënë se vetëm “tatari” e ku se çfarë po ndodh me Rexhën”, shkruan Bota sot.

Reagimi i plotë i Lladrovcit:

Ku do të ndalet Rexha veç tatari e merr vesh.

Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, unë isha pro koalicionit të AAK-së me LDK-në, në vitin 2004, Rexhep Selimi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, ishte kategorik kundër.

Ai preferonte koalicionin me PDK-në dhe Hashim Thaçin, në të kundërtën, thoshte se nëse lidhet koalicion me LDK-në do të japë dorëheqje.

Megjithatë, koalicioni ndodhi kurse Rexha e mbrojti “parimin” e tij, dha dorëheqje nga Aleanca.

Sot, prej më të zëshmëve që partia e tij të hyjë në koalicion me LDK-në, kundër PDK-së është pikërisht njeriu i “parimeve”, Rexhep Selimi.

Çka po ndodhë me Rexhën dhe me parimet e tij, veç tatari e merr vesh!

Kur e pat përnjimend, atëherë apo sot? Edhe këtë e merr vesh veç tatari!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat