Dialogu me Serbinë duhet të dal qorrsokaku

Politika

Dialogu me Serbinë duhet të dal qorrsokaku

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 26 qershor 2017 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Janë bërë katër muaj që prej ndërprerjes së dialogut me Serbinë. Nga Kosova, ende nuk ka ndonjë qëndrim se si do të vazhdohen bisedimet me vendin i cili edhe përkundër krimeve të kryera nuk Kosovë, nuk po gjen mundin që të paktën të kërkoj falje.

Pas zgjedhjeve të 11 qershorit, sikur u harrua çështja e bisedimeve, ndonëse subjektet politike dhanë mendime e platforma të ndryshme se si do të vazhdohet ky dialog. Nëse subjektet politike që pretendojnë pushtetin, i mbajnë premtimet e dhëna sa i përket bisedimeve, atëherë vendin e presin me të vërtetë ditë të mira. Njohja reciproke është një ndër retorikat më të shpeshta të përdorura nga partitë politike. Kjo synohet të arrihet në fund të procesit të dialogut.

Por, cilado parti politike apo koalicion që do të vijë në pushtet, si duket nuk do ta ketë mundësinë që ti realizoj ato që i premton. Kjo, pasi Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka deklaruar tashmë se raundi i ardhshëm i bisedimeve do të zhvillohet në nivel presidentësh.

Në dialogun me Serbinë, ka disa çështje që duhet të përmbyllen, duke nisur nga Demarkimi i kufirit, njohja e plotë e të drejtave të qytetarëve të Kosovës lindore nga ana e Serbisë, zbardhja e fatit të të pagjeturve, dëmshpërblimi moral dhe material për krimet e luftës e deri tek njohja reciproke ndërmjet të dyja vendeve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat