Flasin nga Vetëvendosje, tregojnë se si do të veprojnë me demarkacionin nëse marrin Qeverinë

Politika

Flasin nga Vetëvendosje, tregojnë se si do të veprojnë me demarkacionin nëse marrin Qeverinë

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 27 qershor 2017 Në ora: 07:46
Aksioni i Vetëvendosjes për demarkacionin

Lëvizja Vetëvendosje e cila ishte një ndër kundërshtaret më të mëdha të demarkacionit, asociacionit dhe dialogut me Serbinë, tani synon që të marr pushtetin në duar, pasi në zgjedhjet e 11 qershorit dolën si partia më e votuar në Kosovë, por duke u radhitur e dyta, pas koalicionit PAN, i cili fitoi shumicën e votave.

Derisa tani që po synon pushtetin, zyrtarë nga kjo parti kanë treguar qëndrimet e tyre rreth këtyre çështjeve dhe verimet që do të ndërmarrin ata nëse eventualisht arrijnë që të marrin në duar Qeverinë.

Sa i përket demarkacionit, ata thonë se nuk janë kundër kësaj marrëveshje, veçse duhet rishikuar nga fillimi. Sipas Vetëvendosjes, duke ruajtur marrëdhëniet e mira me Malin e Zi, ekspertët e Kosovës, duhet të bëjnë një marrëveshje me qeverinë e këtij shteti fqinj.

Ndërsa sa i përket asociacionit, zyrtarë nga kjo parti thonë se tashmë ekziston një vendim nga Gjykata Kushtetuese, e i cili duhet të respektohet.

Image
Faton Topalli

Se cili është plani i tyre për demarkacionin asociacionin tregon zyrtari nga Vetëvendosja, Faton Topalli, për gazetën “Bota sot”.

Marrëveshja e demarkacionit duhet të ndryshojë

Topalli thotë se demarkacioni është një nga prioritetet e kësaj partie. Sipas tij, kjo marrëveshje me Malin e Zi duhet të ndryshojë.

“Njëra prej 40 prioriteteve të Lëvizjes Vetëvendosje është zgjidhja e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi. Ne e kemi kundërshtuar qasjen e Kryeministrit ndaj këtij problemi, por jo zgjidhjen e tij. Marrëveshja duhet të ndryshoj. Mali i Zi ka dhënë sinjale të mjaftueshme për rishqyrtimin e marrëveshjes. Këtë do ta bëjmë ne, duke gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dy palët. Aq më shumë që ne duam të kemi marrëdhënie të mira ne fqiun tone të cilin e konsiderojmë si vend mik”, thekson Topalli.

Ndërkaq sa i përket çështjes së asociacionit, ai thotë se tashmë ka një vendim nga Gjykata Kushtetuese.

“Sa i përket asociacionit kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kjo çështje është zgjedhur. Serbët e Kosovës mund ta themelojnë një OJÇ komunash. Këtë e thotë vendimi i Gjykatës”, thotë Topalli.

Të ruhet miqësia më Malin e Zi

Se duhet bërë ndryshime në marrëveshjen me Malin e Zi, e thotë edhe deputetja nga Vetëvendosja, Shqipe Pantina.

Sipas saj, meqë Kosova ka marrëdhënie të mira me Malin e Zi duhet ruajtur këto marrëdhënie si të tilla.

Image
Shqipe Pantina

“Zgjidhjen tonë për demarkacionin me Malin e Zi e kemi paraqitur në 6 pika kohë me parë. Marrëveshja aktuale duhet të tërhiqet nga qeveria e ardhshme për të u ri negociuar me Malin e Zi dhe për të korrigjuar gabimet që janë bërë gjatë procesit të demarkimit. Ne kemi marrëdhënie të mira me Malin e Zi dhe duam të i ruajmë këto marrëdhënie të mira dhe për këtë ka interes edhe Mali i Zi prandaj mendojmë se do këtë vullnet për të u ri negociuar”, thekson Pantina për “Bota sot”.

Vetëvendosje kundër humbjes së territorit

Kundërshtare e demarkacionit, po ashtu është edhe kandidatja për deputete nga kjo parti, Adea Batusha.

Ajo thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është kundër demarkimit të kufijve, por kundër humbjes së territorit të Kosovës.

Image
Adea Batusha

“E kemi thënë disa herë që ne nuk jemi kundër demarkimit të kufijve në parim, por jemi kundër këtij demarkacioni i cili ia humb Kosovës më shumë se 8,000 hektarë tokë. Ky demarkacion që nga fillimi ka qenë i hartuar gabimisht, sikurse qeverisja PDK-LDK ashtu ka qenë edhe demarkacioni, i mbrapshtë”, vlerëson ajo.

Sipas Batushës, me qeverisjen e Vetëvendosjes, çështja e demarkacionit do të përfundojë në të mirë të Kosovës, duke mos i rrezikuar asnjë milimetër vendit.

“Ne besojmë që kjo marrëveshje duhet kthehet nga e para dhe të bëhet ashtu siç duhet, duke i përfshirë ekspertët tanë dhe duke e caktuar vijën kufitare bashkë me Qeverinë e Malit të Zi në mënyrë që Kosova të mos humb as edhe një milimetër territor, ngase nuk kemi tokë për të falur.  Me qeverisjen tonë, demarkacioni patjetër që do të përfundojë, por do të ketë epilog të drejtë i cili nuk ia cenon territorin vendit tone”, thekson Batusha për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat