Ish-Deputetët “fatlum”, do të paguhen nga shteti

Politika

Ish-Deputetët “fatlum”, do të paguhen nga shteti

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 27 qershor 2017 Në ora: 17:11
Kuvendi i Kosovës

Kanë mbetur edhe pak ditë që Komisioni Qendror i zgjedhjeve të përfundoj numërimin e fletëvotimeve për zgjedhjet e 11 qershorit. Për pak ditë do të dihet përfundimisht se cilët deputetë do të jenë zëri i qytetarëve të Kosovës. Pavarësisht se nuk i kanë fituar votat për të qenë pjesë e Kuvendit e disa nuk janë kandiduar fare, deputetët e legjislaturës së shkuar do të vazhdojnë të marrin pagën e plotë prej deputeti edhe për 12 muaj të tjerë.

Privilegje të tilla do të kenë edhe ministrat e kabinetit qeveritar. Është ironike, pasi ish Deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të paguhen për mospunën e tyre. Legjislatura e kaluar për shumë muaj nuk punoi për shkak të opozitës e cila si kundërshtim të dy marrëveshjeve ndërkombëtare kishte zgjedhur që të hidhte gaz lotsjellës në ambientet e Kuvendit. Edhe më mirë qendron puna me ish Kryetarin e Kuvendit, i cili do të marr 70% të pagës që e kishte marr sa ishte në këtë post përgjatë gjithë jetës së tij.

“Ligji për përfitimet e ish zyrtarëve të lartë iu mundëson që vetëm me ushtrimin e funksionit për të paktën gjashtë muaj, përgjatë gjithë jetës të marrin 70% të pagës aktuale të funksionit përkatës. Përveç kësaj, të njëjtit do të kenë edhe shumë përfitime të tjera, si një asistent të lartë, vozitësin dhe një truprojë. Ata do të kenë edhe një hapësirë të përshtatshme zyre të mobiluar dhe të pajisur, që i mbulohen shpenzimet e komunikimit deri në 1200 Euro në vit. Në këtë ligj është menduar edhe për përfitime të familjarëve të ish zyrtarëve të lartë pas vdekjes së tyre. E veja ose fëmijët nën moshën 18 vjeçare kanë të drejtë të marrin përfitim monetar në një vlerë prej 60% të pagës”, ka shpjeguar Albert Krasniqi nga KDI.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat