Gjykata Speciale drejt ngritjes së aktakuzave të para

Politika

Gjykata Speciale drejt ngritjes së aktakuzave të para

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 2 korrik 2017 Në ora: 17:45
Selia e Gjykates Speciale

“Pas vendimit të panelit të Gjykatës Speciale me të cilat është konstatuar se rregullat e reja të procedurës dhe të provave janë në harmoni me kushtetutën e Republikës së Kosovës nuk ka asnjë pengesë për pranimin e akuzave të para në Gjykatën Speciale në Hagë”, thotë Avokati Tomë Gashi për ‘Bota sot’.

Kohët e fundit është diskutuar në media se Gjykata Speciale mund të filloj punën e saj brenda kësaj jave. Madje kjo u tha edhe nga juristët, të cilët deklaruan se nuk ka arsye më të shtyhet puna e kësaj gjykatë.

Megjithatë, nga Specialja nuk e japin të njëjtën përgjigje. Në përgjigjen që gazeta “Bota sot”, ka marrë nga kjo gjykatë, thuhet se personat përgjegjës po punojnë ende në këtë drejtim, ndërsa nuk japin përgjigje se kur do të filloj punën Gjykata Speciale, pasi sipas tyre, kjo lidhet me hetimet e vazhdueshme.

“Prokurori Specialist ka thënë në disa raste në të kaluarën dhe përsëritet përsëri, se është profesionalisht, ligjërisht dhe etikisht e pahijshme që Prokurori Specialist të komentojë çështjet që lidhen me një hetim të vazhdueshëm ose për të komentuar mbi çdo çështje të ardhshme ose potenciale që mbulohet nga mandati i Prokurorit Special”, thotë Joseph L. Hollerhead, asistent ekzekutiv i zëvendës prokurorit special.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat