Presidenti Thaçi nuk ka legjitimitet për bisedime me Serbinë

Politika

Presidenti Thaçi nuk ka legjitimitet për bisedime me Serbinë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 3 korrik 2017 Në ora: 19:24
Hashim Thaçi

Shqipe Pantina deputete nga radhët e Vetëvendosjes ka thënë se  Serbia është shteti fqinj i Kosovës dhe se ne çdoherë Kosova do të ketë çështje për të i biseduar me ta.  Prandaj, sipas saj në parim nuk mund të thuhet se duhet përgjithmonë të ndalohen bisedat me të.

Pas rifillimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka zhvilluar një takim me presidentin serb Aleksandër  Vuçiq në Bruksel tha se ishte konkludim i përbashkët se normalizimi dhe pajtimi mes dy vendeve paraqet paqe dhe  stabilitet për të dy vendeve,  rajonit dhe të ardhmen evropiane.

“Jemi dakorduar që ky proces të jetë sa më shpejtë, i  finalizuar dhe i implemetueshëm. Jemi dakorduar të ketë fillim të grupeve punuese profesionale,  hedhje të ideve që do të qonte në një fillim të suksesshëm të këtij procesi. Dua të besoj  që ky proces nuk do të jetë garë,  se kush kënd do ta mund. Por proces i standardeve që do të ngadhënjeje për të mirën e dy vendeve tona, i bazuar mbi standardet dhe vlerave evropiane”, tha ai.

Thaçi më tej theksoi se  në takim është theksuar domosdoshmëria e  hapave konkret për Kosovën mbylljen e procesit të izolimit dhe fillimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Ndërsa pohoi se për marrëveshjet e reja, duhet të shikohet mundësia e implementimit më të shpejtë dhe se secila palë do të jetë e përgjegjshme,  në mënyrë që mos të ketë ankesa për njëra tjetrën,  por secila t’i kryej obligimet e veta.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat