“Me Thaçin dështoi zbatimi i marrëveshjeve, përpjekjet e tij jo kushtetuese”

Politika

“Me Thaçin dështoi zbatimi i marrëveshjeve, përpjekjet e tij jo kushtetuese”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 4 korrik 2017 Në ora: 07:55
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandër Vuçiq

Pas rifillimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka zhvilluar një takim me presidentin serb Aleksandër  Vuçiq në Bruksel tha se ishte konkludim i përbashkët se normalizimi dhe pajtimi mes dy vendeve paraqet paqe dhe  stabilitet për të dy vendeve,  rajonit dhe të ardhmen evropiane. “Jemi dakorduar që ky proces të jetë sa më shpejtë, i  finalizuar dhe i implemetueshëm. Jemi dakorduar të ketë fillim të grupeve punuese profesionale,  hedhje të ideve që do të qonte në një fillim të suksesshëm të këtij procesi. Dua të besoj  që ky proces nuk do të jetë garë,  se kush kënd do ta mund. Por proces i standardeve që do të ngadhënjeje për të mirën e dy vendeve tona, i bazuar mbi standardet dhe vlerave evropiane”, tha ai.

Respektimi i marrëveshjeve

Thaçi më tej theksoi se  në takim është theksuar domosdoshmëria e  hapave konkret për Kosovën mbylljen e procesit të izolimit dhe fillimin e procesit të liberalizimit të vizave. Ndërsa pohoi se për marrëveshjet e reja, duhet të shikohet mundësia e implementimit më të shpejtë dhe se secila palë do të jetë e përgjegjshme,  në mënyrë që mos të ketë ankesa për njëra tjetrën,  por secila t’i kryej obligimet e veta. Ndërsa tha se pala kosovare do të jetë fleksibile dhe e përgjegjshme në respektimin e marrëveshjeve.

E pranishme në takimin e dy presidenteve Thaçi-Vuçiq ka qenë edhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka dhënë detaje të dakoridimit në  takimin joformal me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në deklaratën e saj për shtyp, thuhet se palët janë dekoruar për një fazë të re të dialogut ndërmjet dy vendeve për normalizim dhe pajtim.

Një ditë më parë, kreu i shtetit kosovar ka theksuar ky takim do të mbahet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por që pati reagime të ashpra sa i përket bisedimeve e sidomos qe presidenti Thaçi t'i udhëheq bisedimet.

Image
Avdullah Hoti

I nominuari për kryeministër nga radhët e LDK-së Avdullah Hoti në një postim të tij në rrjetin social facebook ka kërkuar mbështetjen e gjitha partive politike në Kosovë në kundërshtimin e përpjekjeve jo kushtetuese të presidentit Thaçi.

Hoti: Përpjekjet e Thaçit janë jo kushtetuese

“Ftoj te gjitha partitë politike t'i bashkohen LDK-së ne kundërshtimin e përpjekjeve jo kushtetuese të Presidentit Thaçi për të marrë pjesë ne dialog më Serbinë krye në vete. Me partitë politike ne Kuvend do ta përgatisim platformën për bisedime me Serbinë pas krijimit të institucioneve. Në këtë platforme të re, dialogut do t'i japim dinamike shumë më të ngjeshur, me afate kohore të prera, me involvim më të madh te partnereve tanë nga BE-ja dhe ShBA, duke vendosur në tavolinë të bisedimeve të gjitha temat. Mbi të gjitha, do të jetë dialog më transparencë të plotë dhe involvim te të gjithëve dhe me llogaridhënie për çdo raund të bisedimeve” thuhet në postimin e Hotit.

Image
Shqipe Pantina

Kundërshtuesja e ashpër e bisedimeve më Serbinë ka qenë vazhdimisht Vetëvendosja, e cila edhe sot kërkon që Kosova të jetë palë e bisedimeve e jo objekt i saj siç ka qenë deri më tani. Shqipe Pantina deputete nga radhët e Vetëvendosjes ka thënë se  Serbia është shteti fqinj i Kosovës dhe se ne çdoherë Kosova do të ketë çështje për të i biseduar me ta.  Prandaj, sipas saj në parim nuk mund të thuhet se duhet përgjithmonë të ndalohen bisedat me të. “Sidoqoftë nuk duhet të bisedohet vetëm për hir të bisedës pa pasur arsye apo agjende të çartë pse duhet biseduar. Deri me tani është zhvilluar një dialog i tille më Serbinë ku Kosova nuk ka qene palë e bisedimeve por objekt i saj, prandaj kjo formë duhet të ndërpritet. Kosova, gjegjësisht institucionet e saj duhet te ndërtojnë një agjende me çështjet prioritare për të cilat duhet të bisedojë me Serbinë dhe për këtë agjendë duhet të këtë një konsensus nacional jo vetëm të politikes por të shoqërisë ne përgjithësi” ka thënë Pantina.

Me Thaçin dështoi zbatimi i marrëveshjeve

Kurse në pyetjen se a mendoni se Hashim Thaçi është e drejtë ta udhëheq dialogun më Serbinë kur dihet mos zbatimi i shume marrëveshjeve nga ana e Serbisë. Pantina ka thënë se edhe për këtë çështje duhet konsensus, megjithatë Thaçi nuk do ishte njeriu i duhur duke e ditur se ai në pozitën e kryeministrit ka negociuar marrëveshje që kanë rezultuar të jenë të dëmshme madje edhe jo kushtetuese siç është rasti me marrëveshjen për asociacionin e komunave më shumicë serbe (Zajednica).

“Ai po ashtu ka dështuar edhe në procese tjera negociuse, siç ishte rasti me procesin e anëtarësimit te Kosovës ne UNESCO, prandaj ai nuk ka legjitimitet për të udhëhequr çfarëdo lloj negociatash ne të ardhmen” ka përfunduar deputetja Shqipe Pantina nga vetëvendosje.

Kurse, Agim Bahtiri aktualisht kryetar i  Mitrovicës dhe nënkryetar i AKR-së ka thënë për Bota sot se Thaçi nuk e ka të drejtën të merr vendime pa e autorizuar dikush ketë rast Kuvendi i Republikës se Kosovës.

Image
Agim Bahtiri

“Unë mendoj se është vendim i gabuar i Thaçit që të merr vendime pa e autorizuar dikush,autorizimin e tilla i jep vetëm Kuvendi i Republikës se Kosovës sepse askush tjetër se ka të drejtë. Qeveria e Kosovës ka qenë ajo që i ka udhëheq bisedimet më Serbinë dhe ajo ka  qenë e autorizuar nga Kuvendi i Kosovës dhe si i tillë mundet vetëm Kuvendi të autorizoj për bisedime ose presidentin ose qeverinë. Por deri nuk kemi një vendim të Kuvendit, çdo vendim i presidentit është antikushtetues dhe një herë e përgjithmonë  nuk duhet të merren vendime të tilla” ka thënë Bahtiri në deklaratën e tij për Bota sot.

Dialogu agjendë e përcaktuar nga evropianët

Analisti  Mentor Tahiri ka thënë se pozicioni ndërkombëtar i brishtë në të cilin gjendet Republika e Kosovës, nuk mundëson shumë hapësirë manovruese në raport me bisedimet në Bruksel. Vetë bisedimet janë një agjendë e përcaktuar nga evropianët dhe për çështjet të cilat do të bisedohen vendosin ata.

Image
Mentor Tahiri

“Dialogu aktualisht është ende në fazën e akordimeve teknike dhe nuk ka ardhur në stadet e tij finale, siç do të jetë kërkesa e evropianëve që Serbia të mos pretendojë më Kosovën si territor të saj. Në një proces të tillë, mediatorët bëjnë çmos që palët negociatore të jetë figurat me autoritet të mjaftueshëm jo vetëm institucional, por edhe përgjithësisht me peshë politike vendimmarrëse. Në Serbia është tanimë e qartë se atje ky autoritet është Presidenti, partia e të cilit ka edhe shumicën absolute në Kuvend” ka thënë Tahiri. Sipas tij në Kosovë situata është pak më ndryshe. Tani pas zgjedhjeve të reja, Presidenti Thaçi vështirë se mund të llogarisë se pas tij ka shumicën në Kuvend. Megjithatë duke qenë se në Serbi autoritet i qartë është Presidenti, kurse kryeministrja e re do të jetë thjeshtë me peshë administrativo-teknike, atëherë duket se nga ana e mediatorëve evropianë ka më shumë preferencë që procesi në Bruksel të vihet në nivel presidentësh.

Ndryshe, zyra e Presidencës së Kosovës nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetës lidhur me kritikat e subjekteve politike për pjesëmarrjen e Presidentit në dialogun me Serbinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat