“PDK-ja e tradhton edhe Haradinajn, nuk e voton për kryeministër”

Politika

“PDK-ja e tradhton edhe Haradinajn, nuk e voton për kryeministër”

Nga: H.O. Më: 10 korrik 2017 Në ora: 12:26
Ramush Haradinaj/Kadri Veseli

Njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani në një postim në Facebook ka thënë se koalicion PAN nuk ka numra për të bërë qeverinë.

Ai thotë se madje as PDK-ja nuk do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër.

“PAN nuk ka numra të bëjë Qeveri, ka gënjeshtra për numra, askush prej tyre nuk din me tregu se sa vota i kanë dhe ku i marr ato nga cilët deputetë, madje as PAN nuk do të ta votoj kryeminsitrin, disa burime të PDK thonë se s'ka qeveri me këtë kryeminister parazgjedhor të propozuar, do të ishte humbje kohe edhe me nis këtë proces, matematika është bërë duke llogaritur në vota miqësore që mund të merr koalicioni PAN nga disa individë, deputetë. S'ka gjë prej kësaj pune. Sa më parë duhet PAN të propozojë një kryeminister konsensual të pavarur nga pjesa e botës akademike ose shteti duhet të shkojë në zgjedhje”, shkruan Burjani./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat