Gjykata Speciale do ta “djeg” qeverinë e re të Kosovës

Politika

Gjykata Speciale do ta “djeg” qeverinë e re të Kosovës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 12 korrik 2017 Në ora: 18:20
Selia e Gjykates Speciale

Arrestimet e figurave me ndikim në politikë, mund të jenë një tërmet që mundë ta shemb shumë shpejtë edhe qeverinë e re të Kosovës, eventualisht të dominuar nga “krahu i luftës”.

Veprimi i Gjykatës Speciale, së shpejti do të jetë një patate e nxehtë dhe që do të djeg edhe qeverinë e re të Kosovës, nga kushdo që formohet pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Arrestimet e figurave me ndikim në politikë, mund të jenë një tërmet që mundë ta shemb shumë shpejtë edhe qeverinë e re të Kosovës, eventualisht të dominuar nga “krahu i luftës”.

Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike ku sipas tyre nëse Gjykata dëshmon se në Qeverinë e re të Kosovës ka kriminelë, qeveria duhet të digjet dhe të krijohet qeveri tjetër, e pastruar nga fëlliqësirat  kushdo qofshin ato.

Analisti politik Rexhep Shahu ka thënë se asnjë tërmet nuk do të ndodhë nëse Gjykata Speciale do të arrijë të çlirojë Kosovën nga prangat e oligarkisë, nga prangat e haraçistave, nga prangat e komandanteve që në emër të lirisë e duke u thirre në liri, po ia marrin frymën Kosovës.

Sipas tij, do të ishte fantastike nëse Gjykata Speciale ndërhyn dhe nuk lejon që të marrin poste e funksione në qeverinë e re ata që duan të fshihen përmes posteve e të fitojnë imunitet politik.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat