“Ndërkombëtarët kanë fakte për vrasjet politike të pasluftës”

Politika

“Ndërkombëtarët kanë fakte për vrasjet politike të pasluftës”

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 14 korrik 2017 Në ora: 17:20
Eulex

Gjykata Themelore në Prishtinë, ditë më parë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim Bajram Kiqmarit, Faik Shaqirit dhe Alban Dizdarit.

Alban Dizdari, Bajram Kiçmari, u arrestuan nga Policia e Kosovës të mërkurën e kaluar, ndërsa Faik Shaqiri u ekstradua nga Gjermania, të tre nën akuzën si të dyshuar për vrasjen e  dy zyrtarëve të UNMIK-ut në vitin 2014 dhe tentim vrasjen e dy zyrtarëve të UNMIK-ut në të njëjtin rast.

Kiçmari dhe Dizdari janë arrestuar në Podujevë,  pas një operacioni kërkimi si pjesë e hetimeve penale nga Prokuroria Speciale të kryer nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës, ndërsa Faik Shaqiri është arrestuar në Gjermani, e ku më pas është ekstraduar në Kosovë. Të treve, u është caktuar nga një muaj paraburgim.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat