“Thaçi frikacak përballë Serbisë, nuk dialogon për ushtrinë”

Politika

“Thaçi frikacak përballë Serbisë, nuk dialogon për ushtrinë”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 15 korrik 2017 Në ora: 12:10
Presidenti i Republikës se Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës se Kosovës Hashim Thaçi muaj më parë bëri një premtim aspak të lehtë dhe vështirë të realizueshëm, që kishte të bënte me formimin e Ushtrisë se Kosovës. Ky premtim i Thaçit u mor me dyshime pasi që trasnformimi i FSK-së në ushtri del të jetë çështje e vështire si pasojë e kundërshtimit të ashpër të listës serbe që kanë për ushtrinë e Kosovës. Presidenti Thaçi pat deklaruar se janë të penguar nga Beogradi për bërjen e Ushtrisë, por hezitim për ushtrinë e Kosovës patën shprehur edhe faktori ndërkombëtar. Aktualisht çështja e Ushtrisë ka mbet në heshtje.

Ideja për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, ka hasur në hezitimin e partnerëve kyç të vendit, siç janë ShBA-të dhe NATO. Deputetë nga opozita kanë vlerësuar se Hashim Thaçi ka guxim vetëm të punoj vetëm kundër shtetit të vet.

Image
Rexhep Selimi

Thaçi frikacak përballë Serbisë

Rexhep Selimi deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Hashim Thaçi ka veç një guxim, të punojë kundër shtetit të vet.

“Ai guxon të bisedojë më Vuciqin por guxon ti braktisë ato bisedime. Ai guxon ta iniciojë formimin e ushtrisë por nuk guxon ta përmbyll atë proces. Ai është  trim kundër qytetareve të vet e frikacak përballë Serbisë” ka thënë për Bota sot Selimi.

Kurse sipas ekspertit të sigurisë Hajrullah Ternava, çështja e formimit të ushtrisë është diçka ma abstrakte se qe e mendon presidenti Thaçi. Tani presidentin Thaçin po e njeh edhe popullata e vetë, se ky është një tip i njeriut që në secilin vend dëshiron të jetë i pari, dhe për gjithqka që është e rëndësishme për Kosovën, vetëm ky duhet ti kryej, apo vetëm ky mund te vendosë për çështje te "mëdha".

“Premtimet dhe zotimi se do ta shndërroj FSK-në ne ushtri tani u veniten dhe sikur i ka harruar ato premtime aq të forta që  i premtoj popullit të Kosovës. Tani,  jemi mësuar se ai edhe që jep premtime të shumta edhe që nuk i realizon ato, se ka fort problem. Tani ende pa u formu qeveria në pritje, ai veç ka fillu bisedat më kryetarin e Serbisë Vuçiq, sikur që tani e thotë për tema të "mëdha" se ato të deritashmet ishin tema teknike apo lokale” ka thënë Ternava.

Image
Hajrullah Ternav

Problemi me Gjykatën Speciale

Sipas tij presidenti tani gjendet edhe para një situate jo te lakmueshme për të, sepse tani ka filluar punën Gjykata Speciale, e sipas te gjitha gjasave edhe ai duhet të jetë njeri prej atyre që do të gjendet si i akuzuar apo i dyshuar, se në bazë të akuzave të Dik Martit u krijua ky gjyq në të cilin u përmend emri i tij si i dyshimti i këtyre veprave, dhe njeriu në atë situatë të panikut, edhe " mund të bëjë gjithçka ".

“Tani për tani s;paku nuk po dëgjojmë më për shnëdrrimin e FSK-së në ushtri nga ana e presidentit sikur që i patë dhenë valë. Për shendrrimin e FSK-së në ushtri është pengesë vet Kushtetuta e Kosovës, sepse ajo ju jep shumë të drejta Listës serbe në Kuvendin e Kosovës, dhe pa dy të tretat e Listës serbe nuk mund të ndodhë shndërrimi i FSK-së në ushtri. Ky disponim tani për tani nuk ekziston tek Lista serbe. Dhe faktori ndërkombëtar po insiston që veç mes Kushtetutës të tentohet të krijohet Ushtria” ka thënë Ternava.

Nevoja për njohjen reciproke

Ternava po ashtu ka shpjeguar se ne arenën ndërkombëtare po ndodhin disa lëvizje politike tjera se deri me tani. Sipas tij edhe biseda e Presidentit Thaçi me Vuçiq nuk është për tu çuditur sepse kahjet politike janë në orientim e sipër që të përshpejtohet politika Ballkanike drejt BE-së dhe të ecet drejt saj më hapa më te shpejtë. Edhe Rusia iu drejtua Serbisë që në politikë nuk ka me dy "lugë' o me BE-në o më Rusinë. Sipas Ternaves të gjitha gjasat tani janë se Kryeministresha e Serbisë sikur qe u deklarua se nëse na vjen puna o me Rusinë apo BE-në Serbia do e përzgjedh BE. Po ndodhi kjo politike tani gjerat do të relaksohen dhe shndërrimi i FSK-së ne ushtri nuk do të paraqitet si problem dhe ajo do të ndodhë sepse pa e njohur pavarësinë e Kosovës, Serbia nuk mund të anëtarësohet ne BE, gjë që nuk do të ishte befasi që tani Pavarësinë e Kosovës ta njeh edhe vet Rusia.

“Formimi i ushtrisë donë kohë të terë shumë vjeçare. Duhen investime të tera dhe kuadro për udhëheqjen e sajë, si  dhe stërvitje specifike më teknologjinë e kohës që duhet ta këtë ajo. Prandaj në këto momente për themelimin e ushtrisë se Kosovës është ende pakëz si herët të flitet dhe për ketë vendos edhe faktori ndërkombëtar që na ndihmoj sot të jemi shtet” ka përfunduar Hajrullah Ternava.

Image
Blerim Burjani

Ushtria nuk dialogohet me Serbinë

Çështja e formimit të Ushtrisë se Kosovës është çështje e brendshme e shtetit dhe nuk është çështje që do të mund të diskutohet në bisedimet me Serbinë. Analisti Blerim Burjani ka bërë të ditur se tema e ushtrisë se Kosovës është temë ekskluzivisht e brendshme pra nuk është çështje e dialogut më Serbinë.

“Kjo qeveri qe do te themelohet nga cili do subjekt politike në Kosovës duhet të bejë propozim për të ndryshime kushtetuese , të cilat janë të domosdoshme për themelimin e ushtrisë në të kunderten nuk mund të sigurohen votat e mjaftueshme e 2/3   dhe votimin e dyfishtë te pakicave  pra procesi mund të bllokohet nga lista serbe” ka thënë Burjani.

Diskutimi për ushtrinë e Kosovës më shtetin serb kurrsesi nuk duhet të behet,dhe vetëm shtetit të Kosovës i takon për ta vendosur.

Image
Muhamet Kelmendi

Njohës i çështjeve politike Muhamet Kelmendi ka thënë se çështja e formimit të ushtrisë në Kosovë nuk duhet kurrsesi të behët temë më shtetin serb,kjo është çështje e brendshme e Kosovës dhe vetëm këtij shteti i takon për të vendosur.

“Në rrugën e tillë janë dy mundësi të shndërrimit te FDK ne FAK: 1. Rruga nëpërmjet ndryshimit te Kushtetutës se Republikës se Kosovës e ku kërkohet votimi me 2/3 e te gjithë deputeteve dhe 2/3 e komunitetit. Këtë është shumë vështirë për të realizuar, sepse kërkohen 2/3 e komunitetit serb të votojnë. 2. Themelimi i ushtrisë më ligj ku nuk kërkohet ndryshimi i Kushtetutës dhe ligji hyn ne fuqi më vota të shumicës parlamentare”ka thënë Kelmendi.

Gazeta nuk ka marr përgjigje nga zyra e Presidentit lidhur me atë se cfarë po ndodhë me themelimin e Ushtrisë përkatësisht shndërrimin e FSK-së në FAK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat