Kur një lumë kthehet në politikë, nëntë pika kufitare të kontestuara mes vendeve ish Jugosllave

Politika

Kur një lumë kthehet në politikë, nëntë pika kufitare të kontestuara mes vendeve ish Jugosllave

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 korrik 2017 Në ora: 12:40
Rrënjët e këtyre konflikteve qëndrojnë në të kaluarën. Kur Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Kosova ishin pjesë të Jugosllavisë nuk ishte e nevojshme një ndarje striktre territoriale - mbi të gjitha ata ishin pjesë të një shteti.

Më shumë se 26 vjet sllovenët dhe kroatët janë konfrontuar për pronësinë e një majë mali me emrin Maja e Trdinovit (Sveta Gera). Ajo ndodhet menjëherë pas kufirit dhe në themel i takon Kroacisë, megjithatë sllovenët kanë pretendime me pretekstin se aty ka një postë ushtarake ku janë stacionuar ushtarët e saj. Vetëm tani Tribunali i Hagës ia dhuroi zyrtarisht majën kroatëve.

Por nuk është rasti i vetëm. Çerekshekulli pas shpërbërjes së Jugosllavisë shtetet pasardhëse konfrontohen për pika kufitare si: Sveta Gera, Gjiri i Piranit në Slloveni, disa brigje të Danubit mes Kroacisë dhe Serbisë dhe ka shumë pikë tjara të pretenduara nga të dyja shtetet. Rrënjët e këtyre konflikteve qëndrojnë në të kaluarën. Kur Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Kosova ishin pjesë të Jugosllavisë nuk ishte e nevojshme një ndarje striktre territoriale - mbi të gjitha ata ishin pjesë të një shteti.

Kroacia në konflikt me gjithë fqinjët

Të gjithë shtetet të dala nga Jugosllavia, përveç Maqedonisë, kanë akoma probleme rreth caktimit të demarkacionit. Më së tepërmi kontestime ka nga ana e kroatëve: Kroacia dhe Mali i Zi nuk kanë konflikt vetëm për një pikë kufitare por për një vijë të gjatë 20 kilometra pranë Prevlakës. Një gadishull i rëndësishëm me pretendime se është e pasur me naftë dhe gaz.

Veçanërisht kontestuese është Gjiri i Piranit, që së fundi i është dhuruar Sllovenisë. Ajo ishte molla më e madhe e sherrit mes Zagrebit dhe Lublanës, por jo i vetmi. Nga shpallja e pavarësisë së dy shteteve në 1991, ata konfrontohen për kufijtë. Një komision i 1992 kishte 53 pika të kontestuara kufitare, por shumica u zgjodhën me kalimin e viteve - por jo edhe ajo detare.

Kulmi arriti në 2002 kur peshkatarët kroatë kërkonin minimin e zonës për t’u mbrojtur nga kolegët sllovenë. Vetëm kur Kroacia filloi bisedimet për anëtarësim me BE, dhe Sllovenia vendosi veto; palët u pajtuan që çështjen ta zgjedhin nga një Gjykatë ndërkombëtare, vendimi i së cilës duhej të pranohej.

Tetë kilometra të kontestuara

Kufijtë nuk janë vetëm kontestime diplomatike, por edhe probleme praktike. Një shembull është me komunën me 5000 banorë të Neumit. Komuna është pika e vetme që ka dalje në det në Bosnjë por ndan tetëkilometra bregdetin kroat. Gjatë kalimit të saj ka mjaft probleme administrative të kontrollit kufitar. Si zgjidhje shihet ndërtimi i një ure, që të shmangte Bosnjën.

Së fundi Kroacia pretendon dy ishuj të vëgjel afër Neumit, ndërsa Bosnja i kërkon për vete për të shtuar daljen e saj në det. Ky shembull tregon sesi territore të vockla mund të kthehen në simbol për politika nacionaliste - asnjë territor i vogël nuk mund të humbet te shteti fqinj.

Danubi si pikë debati mes Kroacisë dhe Serbisë

Në kohën e Jugosllavisë kufijte mes republikave zakonisht caktoheshin përmes lumenjve dhe majave të malit. Kur lumi merrte kthesë nga njëra anë, atëherë kjo nuk ishte shumë e rëndësishme atëherë, por sot është sebep për krijimin e konflikteve diplomatike. Zagrebi dhe Beogradi kanë një vijë të kontestuar prej 145 kilometrash në natyrë. Serbia kërkon 3000 hektarë në pjesën kroate, ndërsa Kroacia kërkon 10.000 hektarë në tokën serbe. Më kontestues janë dy ishuj në Danub. Aty ka edhe një territor të askujt, ku politikani çek Vit Jedlicka në 2015 krijoi republikën e „Liberland“.

Gazlotsjellës në parlament

Se jo vetëm lumenjtë, por edhe malet janë pjesë e kontestimeve e tregon edhe demarkacioni mes Malit të Zi dhe Kosovës. Opozita e Kosovës e parandaloi ratifikimin e kufirit mes dy shteteve fqinje dhe me çrast u bllokua edhe liberalizimi i vizave mes dy shteteve. Opozita pretendon se Kosova humbet 8000 hektarë tokë. Atëkohë qeveria ishte në kaos dhe puna parlamentare bllokohej nga gazi lotsjellës i parlamentit.

Kosova në fakt është pika më nevralgjike e kufijve të vendeve ish jugosllave. Serbia nuk e njeh akoma vendin dhe nëse marrëdhëniet diplomatike mes tyre nuk përmirësohen, arëherë rajoni mund të kthehet përsëri në Fuçi Baruti./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat