Evgjeni Thaçi Dragusha, tregon pse pati rënie PDK-ja në zgjedhjet e fundit

Politika

Evgjeni Thaçi Dragusha, tregon pse pati rënie PDK-ja në zgjedhjet e fundit

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 18 korrik 2017 Në ora: 17:34
Evgjeni Thaçi-Dragusha

Deputetja e zgjedhur nga koalicioni PAN në një intervistë për “Bota sot” ka folur për procesin zgjedhor, për të cilin thotë se pavarësisht kohës së shkurtër zgjedhjet kanë qenë mirë të organizuara. Ajo thotë se partnerët e koalicionit janë mirë të koordinuar dhe të gatshëm për të formuar institucionet.

Sipas saj, vendin e presin çështje dhe vendime të vështira në të ardhmen e afërt, prandaj nevojitet që të ketë sa më shumë takime dhe shkëmbime idesh ndërmjet partive politike pa marr parasysh se a sjellin apo jo rezultate që lidhen me zgjedhjet e fundit. 

Bota sot: Si e vlerësoni procesin zgjedhor të 11 qershorit?

Evgjeni Thaçi: Duke pasur parasysh faktin se këto zgjedhje ishin të jashtëzakonshme, dhe koha për përgatitjen e tyre ishte e shkurtër, mendoj se ishin mjaftë mirë të organizuara. Gjatë fushatës zgjedhore kam parë që elektorati kosovar është mjaft i vetëdijshëm karshi pritshmërisë dhe kërkesave që ka ndaj partive politike dhe kandidatëve të tyre. Kjo tregon që qeveria dhe kuvendi i ardhshëm duhet të punojnë shumë më shumë sepse sovrani nuk lejon më që vota e tyre të merret si privilegj për të zgjedhurit. Secila votë është obligim dhe përgjegjësi e madhe.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat