Presidenti Thaçi shkelë kompetencat në shërbim të PAN-it

Politika

Presidenti Thaçi shkelë kompetencat në shërbim të PAN-it

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 19 korrik 2017 Në ora: 21:25
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Koalicioni PDK-AAK-Nisma, nuk po mund t`i arrij numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë. Për këtë arsye Presidenti i vendit Hashim Thaçi po tenton që t`i mbaj “ison”, ish bashkë partiakëve dhe Ramush Haradinajt. Thaçi po u jep kohë të mjaftueshme këtyre të fundit, për bërjen e numrave për formimin e qeverisë, që aktualisht nuk i kanë.

Në sinkronizim me Haradinajn e Veselin, Thaçi ka ftuar subjektet politike për një takim konsultativ për ditën e Hënë, në mënyrë që të vendoset për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, me qëllim që t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të reja.

Vet Presidenti Thaçi kishte premtuar se qeveria do të formohet në kohë rekord. Për rekorde mund të flitet vetëm nëse thyhet rekordi i vitit 2014 dhe formimi i institucioneve zgjatet më shumë se gjashtë muaj. Kjo gjë është e pritshme duke parë gjithë situatën dhe panikun në të cili ndodhen partitë politike.

PAN do t`i përgjigjet pozitivisht Presidentit Thaçi, derisa LDK dhe Vetëvendosje pritet të dalin me qëndrim zyrtar sa i përket kësaj çështjeje.

Kritika ndaj Presidentit Thaçi, ka lëshuar edhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat