Marrëveshja VV-LAA: Kurti kryeministër, Hoti zv/kryeministër dhe Pacolli ministër i jashtëm

Politika

Marrëveshja VV-LAA: Kurti kryeministër, Hoti zv/kryeministër dhe Pacolli ministër i jashtëm

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 18:44
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LDK, AKR dhe Alternativa po vazhdojnë bisedimet në përafrimin e programit qeverisës, në rast se koalicioni PAN dështon në përpjekjen e parë për ta formuar Qeverinë

Burime brenda koalicioni LAA kanë bërë me dije se brenda VV-së dhe LAA ka një dakordim për ta ndarë pushtetin në tri shtyllat kryesore të qeverisjes.

Sipas këtyre burime, Albin Kurti do të jetë kryeministër, Avdullah Hoti zëvendëskryeministër dhe ministër i Financave, kurse Behgjet Pacolli ministër i Punëve të Jashtme.

Nëse PAN-i dështon për ta bërë Qeverinë, atëherë është në dorën e presidentit nëse do për t’ia dhënë në herën e dytë mandatin për formimin e Qevrisë së re, mandatarit të dytë i cili ia ofron 61 nënshkrime të deputetëve.

Për këtë gjë, VV-ja dhe koalicioni LAA janë në finalizimin e fundit të programit qeverisës dhe ndarjes së pushtetit, nëse kjo i drejt i jepet mandatarit të dytë, VV-së dhe koalicionit LAA.

VV-ja (32) dhe koalicioni LAA (29) kanë gjithsej 61 deputetë, plus 20 minoritetet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat