“Bosët kryesor të kazinove janë argat të Ramushit”

Politika

“Bosët kryesor të kazinove janë argat të Ramushit”

Nga: B.S Më: 22 korrik 2017 Në ora: 08:48
Ramush Haradinaj

Në lidhje më fotografitë e publikuara ku Ramush Haradinaj shihet me persona të cilët janë të arrestuar në Kosovë për vrasje, drogë e krim të organizuar, Alban Dizdarin e Shemsedin Gecin, analisti Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”,  ka thënë se nuk është fare çudi që flitet për lidhjet e Ramush Hardinajt me bandat e me njerëz që kanë probleme më ligjin apo njerëz që njihen si gangsterë.

Image
Faton Mehmeti

“Është sekret publik se Ramushi ka lidhje të afërta më njerëz të tillë ata e përkrahin dhe e mbështesin sepse përmes tij arrijnë të ruajnë bizneset e tyre ta paligjshme. Bosët kryesor të kazinove janë argat të Ramushit, prandaj edhe rasti i fundit me policin që u zu në flagrancë më drogë është  krejt i natyrshëm” ka thënë Mehmeti.

Sipas tij në çdo vend të botes një ngjarje e tillë do shkaktonte skandal dhe do pasonte me hulumtime deri në imtesira, por tek ne nuk pritet të ndodh pasi sipas Mehmetit shteti është i kapur nga klani  "pronto" dhe kushdo që behët më ta gëzon imunitet nga ndjekja dhe është mbi ligjin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat