Kosova në varësinë e numrave

Politika

Kosova në varësinë e numrave

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 24 korrik 2017 Në ora: 17:52
Qeveria e Kosovës

Presidenti i vendit Hashim Thaçi i ka dhënë rreth dy javë afat koalicionit PAN për krijimin e numrave dhe formimin e institucioneve të reja. 3 gushti është caktuar nga Presidenti Thaçi si datë për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. 

Kjo u bë pa pajtimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryetarit të koalicionit LDK-AKR-Alternativa të cilët zgjodhën që të mos marrin pjesë në takimin e ftuar nga Presidenti.  Shoqëria Civile e quajti blerje kohe ftesën e Thaçit për takim me partitë politike.

Pikërisht ashtu doli të jetë. Presidenti, i “bleu”, dy javë kohë Koalicionit PAN për t`i bërë numrat për formimin e qeverisë. Mbase kaq kohë do t`i mjaftoj koalicionit të PAN-ikut, që të fus në aksion të gjithë mekanizmat ligjorë e “joligjor”, që t`i bind deputetët e partive kundërshtare për ta votuar koalicionin e tyre. 

Shumë keq do të jetë për ata deputetë që do ta kenë “bishtin të zënë me derë”, duke u detyruar t`i thonë “po”, qeverisë së Haradinajt.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat