Aida Dërguti: Nëse PAN i ka numrat të vazhdojë, në të kundërtën le të lëshojnë rrugë

Politika

Aida Dërguti: Nëse PAN i ka numrat të vazhdojë, në të kundërtën le të lëshojnë rrugë

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 14:48
Aida Dërguti

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, nënkryetarja e Kuvendit nga legjislatura e kaluar, Aida Dërguti ka thënë se si zakonisht kryesia nga legjislatura e kaluar mblidhet për të caktuar ulëset në Kuvend dhe për rrjedhën e seancës konstituive.

Dërguti ka thënë se PAN deri tani ka humbur kohë duke deklaruar se i kanë numrat.

“Deri tani për rreth një muaj kanë humbur kohë duke deklaruar se i kanë numrat, por më 3 gusht do ta shohim se a i kanë apo jo. Nuk ka nevojë për bllokadë, nëse i kanë numrat në rregull, nëse jo ju lirohet rruga të tjerëve”, ka deklaruar Dërguti.

Ajo ka shtuar se Vetëvendoëje do të ulet në ulëset ku ishte ulur LDK-ja në mandatin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat