Kadri Veseli nuk votohet për kryetar Kuvendi më 3 gusht

Politika

Kadri Veseli nuk votohet për kryetar Kuvendi më 3 gusht

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 25 korrik 2017 Në ora: 18:58
Kadri Veseli

“Lëvizja VV me datën 3 gusht do e kuptojë nëse deputetët do i nënshtrohen vullnetit të votës së qytetarëve apo pazareve politike”, ka thënë Shqipe Pantina.

Koalicioni PAN nuk i ka ende numrat për kryetarin e Kuvendit dhe nëse këta numra nuk do të arrihen deri me datën 3 gusht, atëherë Kosova do të jetë në ngërç politik. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, duke thënë se PAN në radhë të parë duhet ti bëjë minimum 61 vota të deputetëve, për të zgjedhë krye parlamentarin, në të kundërtën sipas tyre nuk do të nisë procesi i zgjedhjes.

Zyrtarë nga koalicioni PAN kanë deklaruar se kryetari i PDK-së Kadri Veseli do të jetë kandidati i tyre për Kryetar të Kuvendit, mirëpo vet Veseli nuk ka pohuar e as nuk e ka mohuar një gjë të tillë.

Në anën tjetër, Mimoza Kusari Lila, deputete e zgjedhur nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa ka deklaruar se për kryetarin e Kuvendit do të vendosin në koordinim me partnerët e koalicionit.

 “Presim publikimin zyrtar të emrit, dhe pastaj do të marrim vendim. Kemi mbajtur takime me partnerët e koalicionit, por përderisa s’ka emër zyrtar të propozuar për Kryetar të Kuvendit edhe ne si koalicion ende s’kemi vendim”, ka thënë ajo për mediet vendore.

Të kontaktuar gjatë ditës së djeshme, dy partnerët tjerë të koalicionit, LDK dhe AKR, kanë thënë se edhe ata presin emrin zyrtar për të marrë vendim lidhur me mënyrën se si do të votojnë.

Deputetja e VV-së Shqipe Pantina ka thënë se Vetëvendosje nuk do e votoj Kadri Veselin për kryetar Kuvendi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat