Ish agjenti i SHIK-ut: Shërbimi rus ka vepruar herët në Kosovë, kishte zyrat afër shtëpisë së Ramush Haradinajt në Dragodan

Politika

Ish agjenti i SHIK-ut: Shërbimi rus ka vepruar herët në Kosovë, kishte zyrat afër shtëpisë së Ramush Haradinajt në Dragodan

Nga: A.M Më: 27 korrik 2017 Në ora: 14:10
Ish agjenti i SHIK-ut, dhe ish pjesëtar i UÇK-së, Naim Miftari

Ish  agjenti i SHIK-ut, dhe ish pjesëtar i UÇK-së, Naim Miftari, ka thënë se shërbimet sekrete të Rusisë ka kohë që janë prezentë në Kosovës,  pasi që ato janë këtu pasi që janë marrë vesh me kriminelin dhe kasapin e Ballkanit Sllobodan  Mlillosheviqi.

“Po shërbimi sekret ushtarak Rus është prezent në Kosovë që nga viti 1999 kur pa i pyetur  fare  NATO-n dhe as miqtë tanë, por duke u merr vesh vetëm me Sllobodan  Mlillosheviçin u futen me forca të armatosura nga Bosnja kaluan përmes Serbisë dhe  u vendosen ne aeroportin e Prishtinës ku ishin edhe shumë armë ushtarake por edhe ekzistonin disa kontejner të çuditshëm ku kishte helme  kimike ushtarake serbe”, ka thënë Miftari.

Image
Shtëpia ku banonte me vite Ramush Haradinaj në Dragodan, pronar i së cilës është Ramush Haradinaj

Ai ka thënë së NATO nuk ka pasur guxim që t’i largojë këto shërbime ruse.

“Dhe  as  NATO as  në Kosova nuk patën guximin ti  përzinin, pra nga viti  1999 shërbimi rusë i inteligjencës  është prezent dhe pastaj vjen FSB shërbim sekret rusë përmes zyrës zyrtare ruse e cila ishte shumë afër shtëpisë ku banonte me vite Ramush Haradinaj në Dragodan”, ka thënë Miftari për “Bota sot”.

Kurse, për  veriun e  Kosovës ka thënë Miftari se  nuk është sekret se monitorohet dhe  kontrollohet shumë nga shërbimi sekret rus.

“Dhe ku  furnizohet rregullisht  kinse me ndihma humanitare Ruse  përmes  qendrës të  tyre  në Nish e cila qendër nga CIA dhe  DASH  Amerikan llogaritet dhe trajtohet si qendra e FSB Ruse për Ballkan. Edhe sulmet dhe  vrasja e  policëve të UNMIK-ut e të EULEX-it  në  veri, sulmet  kundër  KFOR-it amerikan dhe shteteve tjera, pos Franceze, është dorë e zgjatur e shërbimit sekret rusë i ndihmuar nga  ai shërbimi sekret Serb BIA”, thekson Miftari. për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka thënë se pos rrezikut të drejtpërdrejt nga ky kombinim fatal Ruso -Serb përmban edhe rrezikun permanent nga radikalizmi islamik.

“Ku  një dorë të ndihmës i jep edhe ndikimi turk ndaj fesë në Kosovë dhe  shërbimi  sekret  turk dhe çdo herë që do të  ketë sulm terrorist në Kosovë ndaj ambasadës  amerikane, gjermane apo britanike fajtorin duhet kërkuar në veprimet speciale që  veprojnë nën kupolën e shërbimit sekret rusë, serb dhe atij  turk”,  ka përfunduar Miftari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat