Abazi: Të formohet qeveri me PDK-në në opozitë, ndryshe thellohen problemet dhe stagnimi

Politika

Abazi: Të formohet qeveri me PDK-në në opozitë, ndryshe thellohen problemet dhe stagnimi

Nga: Bota sot Më: 1 gusht 2017 Në ora: 12:03
Haki Abazi

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi ka folur lidhur me mundësinë e një qeverie teknike apo shkuarjes në zgjedhje, në rast se Ramush Haradinaj dështon në formimin e qeverisë.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ai ka thënë se duhet të formohet një qeveri me vota të shumicës dhe me PDK-në në opozitë, pasi në të kundërtën vetëm do të thellohen problemet dhe stagnimi.

“Në cilindo rast, në këtë situatë në të cilën gjendet vendi është shumë pa rëndësishme kush është si emër kryeministër i Kosovës është e rëndësishme se çfarë shumicë parlamentare do të këtë e cila madje do të përkrah një qeveri më vota të shumicës për tu ballafaquar më izolimin e dhe gjendjen e vështirë të një agjendë të parapërcaktuar nga proceset e se kaluarës siç është demarkacioni, asociacioni, izolimi i qytetareve si të vetmit që nuk mund të udhëtojnë lirshëm, papunësia e lartë,  ç‘kapja e shtetit nga korrupsioni dhe krimet. Nga kjo logjikë e veprimet politike mendoj që duhet të ketë një qeveri të uniteti nacional ku PDK do të mbetet në opozitë për të reformuar veten dhe vetëm kështu mund të ecet më konfidencë përballë sfidave që janë përpara dhe më shpejtësinë që duhet. Ne të kundërtën ose duhet shkuar në zgjedhje të reja apo do të kemi kriza të reja që do të thellojnë problemin dhe stagnimin”, ka deklaruar Abazi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat