PAN në panik për numrat, shkakton bllokadë institucionale

Politika

PAN në panik për numrat, shkakton bllokadë institucionale

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 3 gusht 2017 Në ora: 19:55
Foto nga seanca e Kuvendit

Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka arritur të konstituohet më datën 3 gusht, ashtu siç ishte paralajmëruar. Ka qenë koalicioni PAN ai i cili nuk ka arritur t`i krijoj numrat për zgjedhjen e Kadri Veseli në postin e Kryetarit të Kuvendit, me gjithë paralajmërimet që kishte bërë më herët se i ka numrat.

Mos kthimi në seancë i përfaqësueseve të koalicionit PAN bëri që kryesuesi i seancës Adem Mikullovci me sugjerim të shefave të grupeve parlamentare LAA dhe LVV të marr vendim për shtyrjen e seancës për sot (e premte), në orën 10.

Pas datës 10 maj kur dhe u rrëzua qeveria, deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës u mblodhën për seancën konstituive.

Ndoonëse, seanca ishte thirrur për orën 10, fillimi i saj u vonua për shkak të mungesës së deputetëve.

Deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa ishin të parët që u futën në sallën e Kuvendit, me një renditje tjetër të ulëseve në këtë legjislaturë, përkatësisht në anën e majtë.

Por, jo të gjithë deputetët e këtij koalicioni erdhën me kohë në seancë.

 Aty mungoi Labinot Tahiri që erdhi pak më vonë, ndërsa deputetja e LDK-së Teuta Rugova erdhi me dy orë vonesë, edhe pse ishte paraparë që ajo të drejtonte seancën si deputetja më e re, bashkë me deputetin më të vjetër, Adem Mikullovci nga VV.

E pas deputetëve të LAA-së ishte radha e atyre nga Lëvizja Vetëvendosje që të zënë ulëset e tyre në Kuvend, në anën e djathtë për këtë legjislaturë.

Derisa gjithçka ishte gati dhe kryesuesi Adem Mikullovci priste edhe koalicionin PAN, seanca nuk mund të fillonte sepse ata mungonin.

Adem Mikullovci kërkoi nga administrata që të kontaktonte me koalicionin PAN për ta ditur nëse do të vinin ose jo.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat