Deliu: Ky është qëndrimi zyrtar i PDK-së, ja kur marrim pjesë në seancë

Politika

Deliu: Ky është qëndrimi zyrtar i PDK-së, ja kur marrim pjesë në seancë

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 10:42
Deputetja e PDK-së Blerta Deliu

PDK do të kthehet në seancë pasi që të arrihet një konsensus në mes partive politike për të caktuar një seancë të re.

Këtë qëndrim të PDK-së e ka lexuar para gazetarëve në holl të Kuvendit deputetja e zgjedhur e PDK-së Blerta Deliu.

Sipas saj PDK-ja do ta jap maksimumin e saj për të kthyer shtetin në normalitet gjithnjë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Deliu tha se PDK nuk do të veprojë sikur partitë tjera qysh kanë vepruar në vitin 2014 kur kanë bllokuar vendin për disa muaj.

Lexoni më poshtë një pjesë të deklaratës së PDK-së:

Jam këtu për të shpalosur qëndrimin e fundit të PDK-së lidhur me seancën e sotme. PDK e ka dëshmuar gjithmonë që është parti institucionale dhe e përgjegjshme, prandaj PDK do të jap maksimumin e saj për të ndërtuar sa më shpejt institucionet dhe për të kthyer vendin në normalitet.

Janë të tjerë ata të cilët për interesa partiake kanë bllokuar institucionet në vitin 2014. Po ashtu qytetarët e dinë mirë kush janë ata të cilët jo vetëm kanë bllokuar institucionet por edhe I kanë sulmuar ato me gaz dhe zollë. Ne na vjen keq që kryesuesi është instrumentalizuar nga partia e tij. Ne do të marrim pjesë në seancën konstituive pasi që të arrihet një konsensus mes partive politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat