PAN-i bllokues, çdo gjë për të qëndruar në pushtet

Politika

PAN-i bllokues, çdo gjë për të qëndruar në pushtet

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 8 gusht 2017 Në ora: 18:52
Krerët e koalicionit PAN

“Situata është e komplikuar dhe pasojat janë të mëdha në të gjitha drejtimet. Ajo çfarë po dëshmohet është se nuk ka trajtim serioz të shtetit dhe institucioneve të vendit dhe se vota qytetare nuk është përgjegjësi dhe llogaridhënie por është licencë për pazare dhe realizim interesash. Kështu do te jetë derisa nuk pensionohen fajtorët e krijimit të standardeve të ulëta dhe  jo serioze për shtetin dhe ajo çfarë është parë po dëshmohet se individ të caktuar për interesa të tyre janë ne gjendje të bëjnë çdo gjë për të mbajtur pushtetin” ka thënë Haki  Abazi.

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës pritet të zgjedh kryetarit e këtij institucioni ose në të kundërtën vendi do të hy në një bllokadë institucionale. Formimi i institucioneve të vendit duke se nuk do të ndodh derisa koalicioni PAN po shihet që nuk i ka numrat për formimin e qeverinë e as për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Në rast se edhe të enjten dështon mbajta e seancës sipas analisteve atëherë vendi do të shkoj drejt një krize institucionale dhe ndoshta edhe drejt zgjedhjeve tjera. Vetëvendosje po akuzon koalicionin PAN se ata janë duke futur vendin në një bllokadë pasi që nuk po i përgjigjen ftesës në seancë.

Rexhep Selimi deputet nga radhët e Lëvizjes vetëvendosje ka thëne se në rast se përsëri të enjten dështon seanca konstituive, atëherë vendin po e fusin në një spirale të pakuptimtë dhe të panevojshme, pasi sipas Selimit koalicioni PAN nuk po i përgjigjet ftesës për seancë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat