Të gatshëm për zgjedhje, AKR tregon se a shkojnë bashkë me LDK-në

Politika

Të gatshëm për zgjedhje, AKR tregon se a shkojnë bashkë me LDK-në

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 13 gusht 2017 Në ora: 19:48
Perfaqesues te LDK- AKR- Alternativa

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë që më mirë do të ishte që vendi të shkojë në zgjedhjet e reja në mënyrë që mos të prishen edhe me tepër raportet e liderëve politikë.

“Më mirë është të gjendet një rrugë e shkuarjes në zgjedhje të reja në mënyrë qe mos të prishen edhe më tepër raportet e liderëve politik por duke e parë se nuk ka fitues absolut në zgjedhje dhe nevoja e krijimit të koalicioneve paszgjedhore është e domosdoshme, nga kjo nxjerrim mësim politik se nuk duhet të vendosen vija të kuqe publike të cilat pastaj janë pengesë për shtyerjen e proceseve shtetërore përpara”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Kurse, partia në koalicion me LDK-në, Aleanca Kosova e Re, shpreh gatishmërinë e saj për zgjedhjet e reja.

Zyrtari i AKR-së, Vesel Makolli, tha se ata nuk i frikësohen zgjedhjeve të reja, mirëpo duhet shikuar interesi i vendit.

Image
Vesel Makolli

“Ne absolutisht  zgjedhjeve nuk i frikësohemi, bile ne jemi më shumë të përgatitur për zgjedhje. Jemi të përgatitur  sepse që një vit jemi në përgatitje për zgjedhje, jemi duke i zgjeruar përsëri degët e nëndegët se kemi shkuar me planin që çdo fshat duhet të ketë degën tonë, jemi në vlugun e punës, nuk i frikësohemi zgjedhjeve bile më të përgatitur për zgjedhje jemi ne. Mirëpo, shtrohet pyetja ku është interesi i vendit, duhet të jetë atdheu mbi të gjitha ashtu siç ka thënë Ahmet Zogu, prandaj duhet të analizohet cila është më e mira për Kosovën, nuk bënë veç të hudhen ato ide vetëm pse i është tekur Ramizit apo dikujt, sepse unë thashë nuk jam kundër, por duhet të ulemi dhe të analizojmë”, pohon Makolli.

Kurse, sipas Makollit në rast të zgjedhjeve AKR-ja më shumë do të shkonte vetëm, se sa në koalicion me LDK-në dhe Alternativën.

“Duhet një analizë tjetër, më shumë shkojmë vetëm se jemi shumë të përgatitur. Mirëpo, aty përsëri nuk mundem të them asgjë sepse ne jemi parti edhe demokratike edhe liberale dhe çdo vendim e marrim në kryesi. Kryesia përbëhet nga një numër i konsiderueshëm i njerëzve dhe atëherë merren vendimet”,  thekson Makolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat