Dorëzimi i dhunshëm i PAN-it

Politika

Dorëzimi i dhunshëm i PAN-it

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 13 gusht 2017 Në ora: 21:39
Krerët e koalicionit PAN

Situata politike në Kosovë po vazhdon të mbetet e bllokuar. As seanca e së hënës e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit nuk do të sjellë zgjidhje ani pse janë paralajmëruar befasi nga ky i fundit. Bllokues po vazhdon të jetë koalicioni PDK-AAK-Nisma që nuk i ka votat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pavarësisht përpjekjeve të pareshtura për t`i siguruar ata.

Kriza ka nisur të thellohet. Kjo u ka rënë në sy edhe shteteve të QUINT-it, të cilat nëpërmjet një deklarate për medie kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me zvarritjen e formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

“Është përgjegjësi e liderëve kosovarë ti krijojnë këto institucione por edhe të ndërmarrin reformat e nevojshme që të parandalojnë bllokada të tilla në të ardhmen. Shpresojmë që liderët Kosovarë, si në politikë ashtu edhe në shoqërinë civile, do të prijnë në zgjedhjen e kësaj çështjeje duke ofruar propozime konkrete. Një parim primarë dhe i rëndësishëm është se deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës duhet të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë fillimin e punës së saj”, thuhet në komunikatën e lëshuar për medie.

Kjo është vetëm një nga thirrjet e shteteve mike të Kosovës për fillimin e punës së Kuvendit. Një thirrje të tillë ditë më parë e kishte bërë edhe zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” )

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat