Keqpërdorimi i UÇK-së për pushtet nga komandantët shtet-bllokues

Politika

Keqpërdorimi i UÇK-së për pushtet nga komandantët shtet-bllokues

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 14 gusht 2017 Në ora: 22:06
Ilustrim

Kosova vazhdon ta ketë të hapur plagën e luftës. Çdo familje shqiptare ka së paku nga dy-tre familjarë të vrarë apo edhe të burgosur e të zhdukur nga regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviç. Ky realitet i hidhur i popullit shqiptar, nuk po u mjafton deputetëve si Milaim Zeka, që kërkojnë vëmendje e besa edhe pushtet me çdo kusht.

Në luftën e tyre për të ardhur deri te pushteti, nuk kursehen. Nuk u kursye as Milaim Zeka,  i cili bëri krahasime të deputetëve shqiptar me njërin prej diktatorëve më të tmerrshëm që ka njohur bota.

Lista serbe nuk mori pjesë në seancë, njëjtë sikurse nuk mori pjesë as koalicioni PAN. Kur kësaj i shtohet edhe fakti se përfaqësuesit e PAN-it kanë mbajtur takime me përfaqësues të kësaj liste, nuk ka se si të mos mendohet se “pazari”, me këtë subjekt po vazhdon. 

Serbët e dirigjuar nga Beogradi, janë në një vijë me Koalicionin PAN dhe disa deputetë të tjerë të Koalicionit LAA të cilët po bojkotojnë seancat e Kuvendit të Kosovës, në mungesë të numrave.

Është absurditet të krahasohet Lëvizja Vetëvendosje me një kriminel siç ishte Milloshevici. Prezenca e Vetëvendosjes në skenën politike të Kosovës, ka sjellë ndryshime të mëdha në Kosovë. Janë stopuar shumë procese në dëmshme. Një ndër to edhe marrëveshja për Demarkacionin me Malin e zi, të cilën e kundërshton edhe subjekti politik ku përket Milaim Zeka.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” )

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat