LDK dhe VV i drejtohen Gjykatës Kushtetuese?

Politika

LDK dhe VV i drejtohen Gjykatës Kushtetuese?

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 15 gusht 2017 Në ora: 18:28
Gjykata Kushtetuese

Shefi i grupit parlamentar të koalicionit LAA, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se së shpejti do të thërrasin një tryezë brenda grupit parlamentar, minoriteteve ,vetëvendosjes dhe shoqërisë civile, për të draftuar pyetje për Gjykatën Kushtetuese.

Dështimi i katërt për formimin e institucioneve të vendit ka acaruar koalicionin LAA. Ky koalicion ka paralajmëruar që së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje dhe shoqërinë civile se do ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Sqarimi i bazave juridike dhe akordimi për ndërmarrjen e hapave konkret drejt zhbllokimit të themelimit të institucioneve të vendit janë synimet e Koalicionit LAA dhe Vetëvendosjes.

Shefi i grupit parlamentar të koalicionit LAA, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se së shpejti do të thërrasin një tryezë brenda grupit parlamentar, minoriteteve ,vetëvendosjes dhe shoqërisë civile, për të draftuar pyetje për Gjykatën Kushtetuese.

E lidhur me këtë Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Qaushi ka theksuar se do ta shqyrtojnë kërkesën e Avdullah Hotit për një tryezë ku do të shqyrtoheshin mundësit për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa për sa i përket pjesëmarrjes në takim konstituiv me koalicionin PAN, Qaushi ka deklaruar se Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë.

Përkundër Lëvizjes Vetëvendosje Hoti, ka njoftuar se koalicioni LAA-në se do të marrin pjesë në takimin konsultativ me koalicionin PAN, të thirrur nga kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” )

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat