Bekim Jashari, kundër Sami Lushtakut apo Nuredin Lushtakut?

Politika

Bekim Jashari, kundër Sami Lushtakut apo Nuredin Lushtakut?

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 16 gusht 2017 Në ora: 13:30
Bekim Jashari

Komunën e Skenderajt në zgjedhjet lokale mund ta presin befasi të shumta e sidomos nëse Bekim Jashari-djali i luftëtarit Hamëz Jashari, do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar komune. Në një prononcim ekskluziv për gazetën “Bota sot”, ai ka thënë se ende nuk ka marr ndonjë vendim përfundimtar, dhe se është duke shqyrtuar mundësinë e kandidimit.

“Kandidimi im absolut nuk do të ishte kundër askujt. Nëse do të marr vendim, do të marr veç në të mirën e vendit tim dhe qytetarëve. Unë s’kam asgjë kundër askujt, si Saminë, si Nuredinin, të gjithë i kam shokë të mirë”, ka thënë ai.

Sipas Jasharit, ka qenë dëshirë edhe më herët edhe e Sami e Nuredin Lushtakut që dikush nga familja Jashari të dalë si kandidat i pavarur dhe kësaj here asgjë nuk ka konkrete, por ai ka thënë se kjo është bërë shumë e madhe pa ndonjë arsye. Kurse në pyetjen se a do të kandidojë Bekim Jashari nëse Nuredin Lushtaku, do të jetë kandidat i PDK-së për komunën e Skënderajt, ai ka theksuar se ende nuk ka marrë një vendim të prerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat