Zbardhja e vrasjeve politike, zbulon rrënjët e shërbimit inteligjent serb në strukturat shtetërore të Kosovës

Politika

Zbardhja e vrasjeve politike, zbulon rrënjët e shërbimit inteligjent serb në strukturat shtetërore të Kosovës

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 18 gusht 2017 Në ora: 19:00
Disa nga viktimat e vrasjeve politike

Në opinionin publik, në shumë shkrime të mediave të ndryshme, vazhdimisht përmenden me emra njerëz të cilët mund të jenë autorë apo të implikuar në vrasjet politike, ku nga këto vrasje më së shumti kishte pësuar Lidhja Demokratike e Kosovës, pasi i ishin vrarë një numër i madh i veprimtarëve  dhe udhëheqësve të saj.

Këto vrasje, ende mbesin një enigmë e pa zbuluar, dhe një sfidë, të cilën organet e rendit në Kosovë, si ato ndërkombëtare, ashtu edhe ato vendore kanë dështuar ta kalojnë.

Familjarët të zhgënjyer me Prokurorinë

Duke parë, mos veprimin e prokurorisë dhe organeve të rendit, Besian Mustafa, djali i veprimtarit te LDK-së, Xhemjal Mustafa, i vrarë pas lufte, është shprehur i habitur me heshtjen e prokurorisë dhe organeve të rendit.

“Është e çuditshme sa shumë flasin dhe sa shumë dinë politikanët, gazetarët, prokurorët e analistët për këto vrasje - madje lakojnë edhe emra deri të policëve e deputetëve, sipas tyre, të përfshirë në këto vrasje - por është gjyqësia ajo që heshtë; ajo assesi nuk po arrin t’i arrestojë ata që dhanë urdhra për këto ekzekutime”, ka shkruar Mustafa. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” )

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat