Mustafa takohet me Pacollin: Koalicioni LDK-AKR-Alternativa, më i fortë se sa në ditët e fillimit të tij

Politika

Mustafa takohet me Pacollin: Koalicioni LDK-AKR-Alternativa, më i fortë se sa në ditët e fillimit të tij

Nga: B.S Më: 23 gusht 2017 Në ora: 18:09
Nënshkrimi i koalicionit LDK-AKR

Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherit edhe kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se sot është takuar me kreun e AKR-së, Behgjet Pacollin.

“LDK, jo vetëm në nivel parlamentar por edhe në zgjedhje lokale do të bashkëpunoj ngushtë me AKR-në në shumë komuna si dhe me Alternativën, atje ku gjejmë interes të përbashkët. Besoj shumë në njerëzit e AKR-së dhe në kompetencën e tyre për qeverisje. Sikurse që besoj se Alternativa do të jetë vlerë shtuese e demokracisë sonë. Ne ndajmë orientime dhe synime të përbashkëta për vendin, krijojmë sinergji për suksese që i nevojiten Kosovës. Këtë bindje e kisha edhe sot nga takimi miqësor me z. Behgjet Pacolli”, ka shkruar Mustafa, përcjellë “Bota sot”.

Sipas Mustafës, koalicioni i LDK-së me AKR-në dhe Alternativën, është më i fortë se në ditët e fillimit të tij.

“Koalicioni i LDK-së me AKR-në si dhe me Alternativën është i fortë sa në ditët e fillimit të tij. Qëndrimet e shprehura për t'u krijuar Qeveria e vendit, janë shprehje e orientimeve shtetformuese të partnerëve tanë dhe këtë LDK nuk e kupton si orientim për thyerje të marrëveshjes së koaliconit dhe perspektivës sonë të përbashkët strategjike”, ka shkruar në postimin e tij në facebook, kryeministri Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat