AKR ia humbë shpresat koalicionit PAN, nuk e voton Veselin

Politika

AKR ia humbë shpresat koalicionit PAN, nuk e voton Veselin

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 23 gusht 2017 Në ora: 19:39
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacolli

Agim Bahtiri nënkryetar i AKR-së ka thënë për “Bota sot” se vendimi që është marrë të martën  nga kjo parti është që nuk mund të këtë koalicion me PAN-in dhe se deputetët e AKR-së nuk do të veprojnë jashtë vendimeve të partisë.

Koalicioni PAN sot e (e enjte), në seancën konstituive të Kuvendit do ta ketë të pa mundur zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e qeverisë pasi që vendimi përfundimtar i partisë se Behgjet Pacollit është që mos të bëje koalicion më PAN-in dhe në asnjë mënyrë mos ta votoj as krye parlamentarin e as qeverinë.

Agim Bahtiri nënkryetar i AKR-së ka thënë për “Bota sot” se vendimi që është marrë të martën  nga kjo parti është që nuk mund të këtë koalicion me PAN-in dhe se deputetët e AKR-së nuk do të veprojnë jashtë vendimeve të partisë.

“Për votën se a do ta votojnë krye parlamentarin a jo ju duhet te flisni me deputetet e AKR-se por besoj qe jo. AKR-ja nuk do ta përkrah koalicionin PAN në asnjë mënyrë dhe thash se nuk kemi koalicion  më PAN-n” ka thëne Bahtiri.

Kurse në pyetjen se në seancën e nesërme a mund të ndodh qe AKR të votoj për kryetarin e Kuvendit, Bahtiri tha: “Ne nuk kemi koalicion më PAN dhe nuk do ta votojmë, por as nuk do të bëjmë koalicion me PAN-in” tha ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat