Dita e nesërme, vendimtare për PAN-in

Politika

Dita e nesërme, vendimtare për PAN-in

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 23 gusht 2017 Në ora: 21:24
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Pas disa seancash të thirrura që nga ajo e 3 gushtit, Kuvendi do të mblidhet sërish nesër me 24 gusht.

Seanca që do të mbahet nesër duke filluar nga ora 10, ka në rend të ditës vetëm një pikë, zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Seancat janë shtyrë vazhdimisht dhe kjo pikë nuk ka mundur të votohet, pasi koalicioni PDK-AAK-Nisma nuk kanë marrë pjesë në seancat e thirrura.

Image
Ramush Tahiri

Mirëpo, për seancën e 24 gushtit ky koalicion ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Pr, çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend, a do të zgjidhet kryetari i Kuvendit apo si duhet të veprohet nëse PAN nuk merr pjesë.

Për këtë, gazeta “Bota sot” ka kontaktuar politologun Ramush Tahiri, i cili ka thënë se PAN nesër e ka ditën e saj vendimtare, duke treguar pritjet e tij për seancën e nesërme.

“Mosmarrja pjesë ose mosdhënia e propozimeve nga ana e saj për kryetar apo nënkryetar do ta devalvonte si faktor të besueshëm e të qëndrueshëm si për faktorin e brendshëm e sidomos për atë ndërkombëtar që do të shihnin një subjekt meskin e pa parime i cili interesin partiak e ka mbi shtetin. Besoj që nesër procedurat do të respektohen dhe që do të procedohet sipas pikave të rendit të ditës . Nuk ka shumë rëndësi a zgjidhen herën e parë apo të dytë kandidatët e propozuar”, është shprehur Tahiri për “Bota sot”.

Ndryshe, nga koalicioni PAN kandidat për kryetar të Kuvendit është Kadri Veseli, për të cilin koalicioni LAA dhe Lëvizja Vetëvendosje janë shprehur se nuk do ta votojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat