“Çfarë loje po luan Thaçi, pse nuk po i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme?”

Politika

“Çfarë loje po luan Thaçi, pse nuk po i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme?”

Nga: Bota Sot Më: 24 gusht 2017 Në ora: 16:35
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Opinionisti Islam Fejzullahu, përmes një shkrimi të dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot”, ka komentuar lidhur me dështimin e seancës së sotme për konstituimin e vendit.

Fejzullahu ka thënë se të zgjedhurit e popullit në Kosovë, i janë bashkuar djallit, nëntokës, krimit dhe korrupsionit, prandaj sipas tij, nuk po formohen institucionet, përcjell Bota sot.

Ai ka pyetur se përse presidenti Hashim Thaçi nuk po i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e tij të plotë:

 JU KENI DORËZUAR DJALLIT ORE MJERANA NUK KA SHTET ME JUVE

Në një opinion tonin të më hershem kemi potencuar se turpi i kombit është skena politike shqipëtare; Nuk  terhiqem dhe po e deshmoj edhe me tej sepse ju te zgjedhurit e popullit në Kosovë ju keni bashkangjitur djallit, nëntokes se krimit,korrupcionit,prandaj nuk ka formim të institucioneve shtetërore! Nuk po e kuptoj as presidentin se qfarë loje po luan akoma,po pret qete fundoset gjithqka apo përse nuk i shpall zgjedhjet  e jashtzakonshme edhe një herë, ndoshta se paku populli vetdijësohet?

Duke percjellë vazhdimin e seances së kuvendit të Kosoves rreth konstituimit të institucioneve,dhe duke degjuar retorikat e atyre qe dolen ne foltore,me te cilat fjalime  deshmuan pikërisht se te tillet nuk e kanë vendin ne ato ulëse,ata deshmuan se edukata e tyre është nen zero, sepse vetem të nalesh te mendosh pak vallë njerëz te tillë duhet te drejtojnë institucione,te tillë qe fjaen e parë kanë akuzen,fyerjen,nenqmimin e kolegut,dhe qfarë të presim ma tej? 

U vrejt se kinse gjithqka i kanë rregulluar vetem u ka mbetur të sqarohet qashtja e simboleve(flamujve) te mbahen apo te mos mbahen,dhe qashtja e kravatave site vendosen dhe si duhet tiu rrrijnë? Nuk mund të ket koalicione  me tutje duke u akuzuar ne mes vete dhe duke iu ikur bashkpunimeve dhe mirëkuptimieve te ndersjalla?

Deri kur duhet edhe populli të toleroj njerez te tillë ne institucione apo vallë edhe populli pu u pajtuaka qete tillet ti udhëheqin?/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat