Komandantët, nën llupën e Gjykatës Speciale edhe për krime ekonomike?

Politika

Komandantët, nën llupën e Gjykatës Speciale edhe për krime ekonomike?

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 27 gusht 2017 Në ora: 18:21
Selia e Gjykates Speciale

“Gjykata Speciale mund të përfshij në disa raste krimin ekonomik, por vetëm në ato raste ku ka pasur edhe të vrarë si p.sh vrasjen e Dino Hasanajt, që lidhet direkt me çështje biznesi. Në këtë sens kjo edhe do të ndodh, pa harruar se krimet ekonomike janë pjesë e biznesit të të ashtu quajturëve komandantë”, ka thënë analisti Faton Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Ndonëse ende nuk dihen emrat e personave që do të hetohen nga Gjykata Speciale, mundësia që e njëjta t`i hetoj edhe krimet ekonomike që kanë ndodhur pas luftës në Kosovë ekziston ende. Një ide për hetimin e krimeve ekonomike në Kosovë nga kjo Gjykatë, e ka hedhur ish Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa. Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa ka kërkuar disa ditë më parë që Gjykata Speciale të merret edhe me rastet e krimeve politike, si me pasurinë e atyre që u pasuruan pas luftës, që me milionat e tyre dëmtuan buxhetin e shtetit.

Ai në një postim në Facebook thotë se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk ka pasur krime të kryera që mund të përkufizohen si krime lufte nga ana shqiptare, andaj kjo gjykatë duhet të zgjeroj veprimin e saj.

“Këtë e them me bindje të plotë, sepse jam i sigurt për këtë të vërtetë, pavarësisht ndonjë gabimi që ka mundur të ndodhë.  Gabimet mund të penalizojnë ndokënd, por ato nuk mund te quhen krime lufte. Pikërisht për shkak të kësaj, them që Gjykata Speciale të zgjerojë fushëveprimin e saj dhe të ndiqen krimet ekonomike që janë bërë pas luftës; të ndiqen ata, që në mënyrë të orkestruar, kanë keqpërdorur pasurinë kombëtare, si pronat, ndërmarrjet publike e deri te defunksionalizimi i institucioneve vitale në vendin tonë, krime këto që ia kanë ngulfatur ecjen e vendit drejt zhvillimeve normale”, ka shkruar ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat