Presidenti Thaçi nuk ka mandat për bisedimet me Serbinë

Politika

Presidenti Thaçi nuk ka mandat për bisedimet me Serbinë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 1 shtator 2017 Në ora: 18:03
Thaçi, Mogerini dhe Vuçiq

Presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, u takuan të enjten në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Kjo e fundit ka lëshuar një deklaratë për media, duke thënë se "të dyja palët janë pajtuar për hapat përfundimtarë në zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësinë, të arritur brenda dialogut që ndërmjetëson BE-ja".

Duke folur për gazetarët pas takimit, edhe Thaçi, edhe Vuçiq thanë se janë pajtuar që të shpeshtohen takimet e tilla, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje midis dy popujve.

Thaçi tha se nuk ndërhyn në debatet e brendshme në Serbi, porse pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj territorial "janë çështje të përfunduara dhe të pakthyeshme".

Të ndryshohet qasja e dialogut

Anëtarja e LDK-së dhe ish Deputetja  Melihate Termkolli në një intervistë për gazetën “Bota sot” ka thënë se bisedimet duhet të vazhdojnë, pasi nuk ka sepse rrugë tjetër, por, sipas saj qasja dhe mënyra si është biseduar deri më tani me Serbinë duhet të ndërpritet menjëherë. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat