“Thaçi po injorohet nga SHBA dhe BE, dëshiron të tregohet para ndërkombëtarëve”

Politika

“Thaçi po injorohet nga SHBA dhe BE, dëshiron të tregohet para ndërkombëtarëve”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 8 shtator 2017 Në ora: 15:35
Hashim Thaçi

Hashim Thaçi po mundohet që të dal nga “hija” për shkak të kompetencave të pakta si president i Kosovës. 

Kohë më parë, Thaçi kishte kërkuar që dialogu Kosovë me Serbi i cili zhvillohet në Bruksel, të kalojë në nivel presidentësh. Gjithashtu, është raportuar se Thaçi ka ndërhyrë në negociatat e mes PAN, AKR dheListës Serbe.

Image
Gurakuç Kuçi

Politologu, Gurakuç Kuçi ka deklaruar për “Bota sot”  se pas shpalljes sëpavarësisë,  Presidenti Thaçi ka pasur marrëdhënie jo të dëmshme për Kosovën me Serbinë, por më vonë filloj rënia e tij atëherë filluan edhe veprimet për interesa individuale.

“Presidenti i vendit çdo herë ka ushqyer marrëdhënie të mira me Beogradin që nga shpallja e pavarësisë e këndej, sigurisht fillet e para nuk kanë qenë aspak të dëmshme për Kosovën gjithçka është bërë në suaza diplomatike që nuk ka diçka të keqe këtu, por kur z. Thaci arriti kulmin e ngritjes, dhe filloi rënia e tij, atëherë filluan veprimet komplet vetëm për interesa individuale dhe ruajtjen e fuqisë dhe imazhit të tij sidomos në arenën ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo po ndodhë sepse tani Presidenti i Kosovës është duke u injoruar pothuajse tërësisht nga SHBA-ja dhe BE-ja.

“Rruga për tu rikthyer Presidenti në faktor është nëpërmjet koncesioneve dhe dialogut me Beogradin dhe kështu tregohet edhe para ndërkombëtarëve që është i vetmi njeri në Kosovë që ka fatin e Republikës në duar dhe mund t’i shtyjë proceset përpara”, ka thënën ai për “Bota sot”.

Kuçi ka shtuarkëtu lidhjet edhe raporti i tij i mirë me Beogradin për ndërhyrje tek Lista Serbe dhe realizimi i marrëveshjes për konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e qeverisë.

“Gjë që sa nuk janë këto veprime të Presidentit të mira për Kosovën, aq nuk është e mirë edhe Lista Serbe dhe lejimi i fuqizimit të mëtutjeshëm të saj”, ka përfunduar  Kuçi për “Bota sot” . 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat