Vrasjet politike duhet të hetohen dhe të zbardhen vrasësit, kushdo qofshin ata

Politika

Vrasjet politike duhet të hetohen dhe të zbardhen vrasësit, kushdo qofshin ata

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 11 shtator 2017 Në ora: 23:20
Disa nga viktimat e vrasjeve politike

Ndonëse Avdullah Hoti nga LDK ditë më parë kërkoi në Kuvend  hetimin e vrasjeve të  pasluftës, megjithatë ende nuk dihet nëse LDK pritet që të ndërmarr diçka në këtë drejtim.

Hoti mes tjerash ka bërë të ditur se për vrasjet e pasluftës duhet të japë përgjegjësi kjo Qeveri. Ai ka thënë se organet e drejtësisë vazhdojnë të jenë të kapura. Hoti ka bërë thirrje për rrëzimin e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Hoti është shprehur i bindur se partia e tij do të fitojë luftën për të rrëzuar këtë qeveri. “LDK bashkë me qytetarët nisin luftën për rrëzimin e kësaj qeverise dhe do të luftojmë për zgjedhjet e reja”, ka shtuar ai. Hoti ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj të tregojë se çfarë i ka premtuar Listës Serbe në këmbim të votës “Ne LDK do të jemi guardian të ruajtjes së Republikës së Kosovës nga degradimi që mund të nisë që nga dita e nesërme. Jo kjo qeveri fatkeqe që u formua”, ka thënë Hoti. (Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat