Bujqësia në duar të Listës serbe, parashikohet rritje e çmimit të bukës

Politika

Bujqësia në duar të Listës serbe, parashikohet rritje e çmimit të bukës

Nga: A.Zh Më: 13 shtator 2017 Në ora: 16:17
Lista serbe

Lënia e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në duar të Listës serbe, ka nxitur reagime të shumta.

Në lidhje me këtë, ka komentuar edhe politologu Faton Mehmeti, konsideron se serbët e kanë kërkuar Ministrinë e Bujqësisë me një qëllim.

Ai ka theksuar se Lista serbe, nuk do të subvencionojë produktet, të cilat në Serbi janë me tepricë.

Image
Faton Mehmeti

“Jo rastësisht është kërkuar ministria e Bujqësisë nga serbët, pasi është ndër sektorët më të rëndësishëm të shtetit të Kosovës. Serbët, e kanë kërkuar Ministrinë e Bujqësisë pasi me këtë, i ndihmojnë Serbisë. Ministria e Bujqësisë e udhëhequr nga Lista serbe, pritet që të mos i subvencionojë produktet, të cilat në Serbi janë të tepërta, në mënyrë që Kosova nga mungesa e atyre produkteve të importojë nga Serbia edhe me çmim shumë më të lartë se sa vlera reale në treg”, është shprehur Mehmeti.

Ai ka theksuar se edhe njëjtë do të ndodhë edhe me lëndën e parë, ndërsa parashikon rritje të çmimit të bukës.

“Lënda e parë për prodhimet pritet të importohet nga Serbia, kështu që Serbia në njëfarë mënyre, do t’i ketë dy ministri të Bujqësisë, ndërsa Kosova asnjë. Është lajm i keq për bujqit dhe Kosovën që Ministria më e rëndësishme për zhvillimin e një vendi, udhëhiqet nga ata, që nuk e duan të mirën e vendit dhe ata që kanë si qëllim ta dëmtojnë vendin. Që nga pranvera e ardhshme pritet të shtrenjtohet edhe çmimi i bukës, kjo do të jetë pasojë e importit të grurit nga Serbia, që Ministria e Bujqësisë do të importojë. Ditë të zeza për bujqit po vijnë”, ka thënë Mehmeti për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat