Qeveria e të inkriminuarëve

Politika

Qeveria e të inkriminuarëve

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 14 shtator 2017 Në ora: 22:11
Qeveria e re e Kosovës

Protesta masive nga qytetarët e Kosovës u bënë në janar të vitit 2015, pas ofendimit që ish Ministri Aleksandër Jabllanovic kishte bërë ndaj nënave të viktimave të pagjetura nga lufta e fundit në Kosovë. Ish Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ishte sulmuar në mënyrën më të rëndë nga partitë e atëhershme opozitare derisa kishte marr vendimin për shkarkimin e ish Ministrit Jabllanoviç. Vendimi ishte përshëndetur nga të gjithë, por se meritat për këtë vendim i ishin atribuuar qytetarëve të Republikës së Kosovës që ishin mjaft të zëshëm në protestën e tyre për shkarkimin e Jabllanoviçit.

Jabllanoviç nuk është pjesëtari i vetëm i qeverisë së Kosovës që ka urrejtje ndaj shqiptarëve. Edhe më i keq se ky po del të jetë ministri i sapoemëruar i Ministrisë së Bujqësisë, Nenad Rikalo i cili urrejtjen e tij e ka shprehur me tortura ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.

Lidhur me këtë kanë dhënë dëshminë e tyre banorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë. Ata kanë theksuar se ministri aktual i Bujqësisë në Republikën e Kosovës, gjatë luftës kishte torturuar dy studentë të cilët i ka larguar nga ndërtesa.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat