Nisma kërkon “strehë” të re, shkëputet nga PAN-i në Kuvend

Politika

Nisma kërkon “strehë” të re, shkëputet nga PAN-i në Kuvend

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 15 shtator 2017 Në ora: 14:38
Koalicioni PAN

Nisma për Kosovën tashmë ka proceduar kërkesën e saj për t’u ndarë nga koalicioni PANA dhe të bëhet grup parlamentar në veti.

Deputeti i zgjedhur i Nisma-s, Enver Hoti, ka thënë se është krejtësisht normale dhe e rregullt që ata të funksionojnë si grup parlamentar.

“Po është normale që ne të formohemi si grup parlamentar i vetëm, të formohemi si Nisma për Kosovën, krejt është në rregull, është diçka normale, e domosdoshme për partinë tonë që ne të funksionojmë si grup parlamentar. Por, gjithsesi ne jemi në koalicion me PAN-i” ka pohuar Hoti.

Sipas tij, ata nuk do të funksionojnë jashtë koalicionit PAN, por vetëm do të qeverisin si grup parlamentar.

“Jo ne nuk do të funksionojmë jashtë PAN-it, ne jemi si qeveri në parlament, por do të qeverisim si Grup Parlamentar, normalisht që jemi në pozitë, ka kaluar koha e opozitës. Nuk besoj që ka ndonjë dëm, nuk është kundër qeverisë, ne jemi në qeverisje, në bashkëqeverisje me partite tjera dhe kështu” ka theksuar Hoti.

Bilall Sherifi, shefi i Grupit Parlamentar

Image
Enver Hoti

Ai ka treguar për “Bota sot” se shefi i tyre do të jetë Bilall Sherifi dhe kështu do të jetë gjithçka funksionale.

“BilallSherifi është shefi i Grupit parlamentar dhe kështu do të funksionojmë, është gjithçka funksionale. Ne mendojmë se koalicioni parazgjedhor kapërfunduar dhe këtu jemi në koalicion qeveritar, këtu duhet të dallohet, nuk është diçka e pa qartë në publik” ka shtuarHoti.

Por, “shkëputja” e Nismës për Kosovën nga koalicioni PAN, nga analistët politikë shihet si diçka e pritshme nga kjo parti.

Sipas tyre, Nisma është periferike e PAN-it, prandaj ajo kërkon pavarësi në mënyrë që t’i ikë përgjegjësive të zgjedhjeve parlamentare.

Zogaj: E pritshme pakënaqësia e Nismës

Analisti politik, Skender Zogaj, ka thënë për “Bota sot” se është e pritshme që të ketë pakënaqësi brenda qeverisë dhe si të tilla këto, sipas tij, mund të reflektojnë ballafaqime, divergjenca të mëdha dhe mospajtime të tilla.

Image
Skender Zogaj

“Krijesat megalomane gjithnjë, gjithkund dhe në gjithçka janë të vështira për t’u menaxhuar, sidomos kur kanë përbërje heterogjene, si Qeveria e re e Kosovës e cila, hiç kryeministrin shumë ambicioz dhe të palodhshëm ka në përbërje shumë "grabuja" bishtëgjata që nuk bëjnë punë as me mbledh kashtë, e lere më me udhëheq institucionet më të larta të vendit! Prandaj, është krejtësisht e pritshme që të ketë pakënaqësi të mëdha, që do të reflektojnë ballafaqime divergjenca të mëdha dhe mospajtime të thella!”, ka thënë Zogaj.

Sipas Zogajt, Nisma është partia periferike e PAN-it, prandaj, sipas tij, nuk është për t’u habitur fakti që ajo kërkon pavarësi.

“Antagonizmat e menjëhershme nga Lista Serbe janë tehu i helmtë që do të ndikojnë edhe tek partitë shqiptarët që llogarisin të shtrojnë interesin e tyre duke ndryshuarqëndrimet brenda koalicionit. Mendoj që NISMA është partia periferike e PAN-t, prandaj nuk më habit fare që të kërkojë pavarësim, sepse, kështu i ikën përgjegjësisë që e ka marrë në zgjedhjet parlamentare, por që tash nuk i duhet sepse, kanë ndryshuar rrethanat dhe interesat partiake dhe NISMA ka arsye të mendoj se do ta ketë më mirë nëse krijon grupin e vet parlamentar”, ka pohuar Zogaj.

Shahu: Nisma po shkëputet nga PAN

Kurse, sipas analistit politik Rexhep Shahu, Nisma kërkon ta gjejë veten dhe kështu kërkon strehë të re.

Image
Rexhep Shahu

Shahu ka shtuar se Nisma, shkëputet nga PAN-i, por asnjëherë nuk do ta dijë vendin e vet.

“Nisma po kërkon ta gjejë veten, po kërkon një strehë të re, sepse nuk u ngop me pushtet, nuk mori sa priste dhe tani dëshiron të faktorizohet dikund. Nisma e sheh se faktori opozitar LDK, plus VV në Kosovë, po të bashkëpunojnë janë opozitë e fuqishme dhe diktuese përballë një qeverie të paqëndrueshme, e të kërcënueshme lehtësisht. Por, të gjitha lojërat që bëhen, janë të lexueshme dhe nuk kanë në bazë të tyre aspak moralin, por vetëm interesat personale, klienteliste, nevojat për poste, funksione dhe plotësime kërkesash. Nisma po shkëputet nga PAN, por nuk do ta dijë asnjëherë se ku e ka vendin e vet”, ka theksuar Shahu.

Nisma për Kosovën edhe gjatë fushatës elektorale ka paralajmëruar se do të funksionojë e vetme në Kuvend.

Partia e Fatmir Limajt, ka gjashtë deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat