Haradinaj nën këmbët e Listës serbe, ja pse nuk guxon të shkarkojë Ministrin Rikalo

Politika

Haradinaj nën këmbët e Listës serbe, ja pse nuk guxon të shkarkojë Ministrin Rikalo

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 16 shtator 2017 Në ora: 08:20
Ramush Haradinaj, Nenad Rikalo

Ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikallo, po akuzohet për torturim të qytetarëve të Prishtinës gjatë luftës se fundit në Kosovë. Banoret e lagjes Dardania në media kanë treguar se ministri Rikallo ka bërë dhe faktin që ai gjithmonë aty është shfaqur me uniformë dhe i armatosur.

Torturat dhe maltretimet kishin ndodhur kryesisht te banorët e  disa ndërtesave në Kurriz në lagjen Dardania në vitet 1998-199 në vendin ku edhe Nenad Rikallo në atë kohë jetonte dhe në kohen e luftës tashmë ministri i Qeverisë se Kosovës ishte i ri në moshë.

Ne kemi kontaktuar më njërin nga banorët e asaj lagjeje dhe i cili thotë se e njeh mire Nenad Rikallo dhe punët e rrahjet e krimet që ai ka bërë gjatë luftës, por zotëria në fjalë nuk ka dashur të flas shumë në lidhje më këtë.

“Unë e njoh mirë, por nuk dua të flas për të” ka thënë shkurt K. M banor në lagjen Dardania.

Banorët e shokuar

Banorët e Prishtinës janë shokuar kur e kanë parë Rikallon të jetë renditur në mesin e ministrave të qeverisë së re dhe kërkojnë largimin e tij të menjëhershëm. Rikallo është pjesë e Listës Serbe dhe deri para pak kohësh ka shërbyer si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës në një përgjigje zyrtare më shkrim ka thënë se deri më tani nuk kanë pasur asnjë informacion lidhur me veprimet e mundshme inkriminuese për Nenad Rikallo.

“ Ju informoj se PSRK deri dje 13.09.2017, kur ka parë lajmet e mbrëmjes në KTV, nuk ka pasur asnjë informacion lidhur me veprimet e mundshme inkriminuese, për Nenad Rikallo, ministër i Bujqësisë në Republikën e Kosovës” ka thënë Liridonë Kozmaqi Hajdaraj nga Zyra për Komunikim më Publikun.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit po ashtu ka shtuar se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, do të ndërmerr veprimet e duhura në pajtim me Kodin e Procedurës Penale.

Zyra e kryeministrit të Kosovës ka reaguar pas shkrimeve se ministri serb i Bujqësisë Nenad Rikalo, ishte i përfshirë në rrahjen e shqiptarëve në vitin 1999.

Ramush Haradinaj, në deklaratën për media, ka thënë se institucionet e sigurisë së shtetit nuk kanë të dhëna se ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo ka qenë i përfshirë në krime gjatë luftës në Kosovë, përcjell Bota sot.

Por, Besa Gaxherri deputete nga LDK ka thënë se prokuroria duhet të filloj të hetojë në rastin e ministrit Rikallo dhe duhet të shkarkohet nga detyra e ministrit.

Image
Besa Gaxherri

“Jo vetëm që duhet të shkarkohet por prej këtyre informatave që edhe ne si depuetët i kemi marr vetëm përmes mediave sepse nuk kemi ndonjë informatë zyrtare konkrete në lidhje më këtë çështje shumë të rëndësishme por unë kërkoj urgjentisht të mobilizohen gjykata dhe prokuroria dhe të merren shumë seriozisht më CV e personit në fjalë ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo dhe jo vetëm këtij, por te gjithë ministrave në Qeverinë e Kosovës duhet të shihen veprimet e tyre” ka thënë ajo.

Rikallo të shkarkohet

Sipas deputetes Gaxherrit në rast se është e vërtet një akuzë e tillë është ngrit nga një dëshmitar ai duhet të suspendohet apo të shkarkohet, por me e rëndësishme për mu është që prokuroria të merret më rastin dhe nëse këto dalin se janë të vërteta atëherë ministri në fjalë e ka vendin në burg e jo në Qeverinë e Kosovës.

Kurse, nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mullhaxha Kollçaku ka shpjeguar se kjo Qeveri nuk do të jetë e qëndrueshme, dhe se këtë e kanë thënë që nga fillimi.

Image
Fatmire Mullhaxha Kollçaku

“Po ashtu është hera e parë pas luftës, që kemi Qeveri të pakicës. Krijimi i Qeverisë e cila bazohet me emrat e servuar nga subjektet politike, pa verifikim paraprak, rezulton me emërimin e ministrave me një të kaluar të dyshimtë”, ka potencuar ajo.

“Ne, po ashtu e kemi kundërshtuar dhënien e njërës nga Ministritë më të rëndësishme në menaxhim të përfaqësuesit nga Lista Serbe. Pas dhënies së dëshmive publike, nga ana e shumë qytetarëve sa i përket  Ministrit Rikallo lidhur me përfshirjen e tij në krime lufte, i takon Kryeministrit që sa më shpejt ta zbardhë rastin dhe konform pozicionit që ushtron të merr vendim për shkarkimin e tij. Mirëpo dyshojmë se ai ka mundësi që ta bëjë një gjë të tillë, bazuar në marrëveshjet paraprake se për secilin ministër vendos subjekti që e ka delegu” ka thenë Mulhaxha Kollçaku për “Bota sot”.

Pasojat e Ligjit për amnisti

Drejtori i Fondacionit ‘Rockefeller Brothers’, për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi ka thënë se cdo njeri që ka bëre krime apo ka qenë i involvuar gjatë viteve 90-ta në strukturat e Milosheviqit nuk duhet të lejohet të mbaj post politik.

Image
Haki Abazi

“Çdo njeri që ka bërë krime apo ka qenë i involvuar gjatë viteve 90-ta më strukturat e Milloseviçit përfshirë edhe kohën e luftës duhet të mos lejohet të mbajë post publik. Nëse vërtetohen akuzat atëherë ai dhe çdo njeri duhet gjykuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit. Problemi është i madh pas ligjit famëkeq për amnistinë që e ka bere Thaçi dhe Hajredin Kuqi”, ka theksuar ai.

E profesori i Shkencave politike Dashnim ismajli ka shpjeguar se politika në Kosovë, dhe respektivisht institucionet e sigurisë më herët nuk e kanë pasur të njohur të kaluarën kriminale të Nenad Rikallos, që më e dhimbshme bëhet kur organet kompetente, siç janë prokuroria, gjykatat dhe organet e tjera të sigurisë sot e 18 vite nuk kanë treguar interes të hapen hetimet me personat që tashmë janë të njohur për krimet e tyre të bëra gjatë luftës në Kosovë dhe pos që shëtitën lirshëm, gëzojnë edhe pozita vendimmarrëse në institucionet e Kosovës.

Image
Dashnim Ismajli

“Mendoj se parë nga profili në rrjetet sociale i Nenad Rikallos aty shihen edhe emra nga politika e Kosovës që janë në shoqëri me të, çka d.m.th se ata mund ta njohin personin pak më mirë se qytetarët e vendit. Mendoj se tashmë se prokuroria nuk duhet të pres pëlqimin nga politika për të hapur hetimet ndaj Ministrit në fjalë, kjo urgjentisht duhet të reagoj dhe të hap procedurat hetimore ndaj kryesit të veprave kriminale gjatë luftës dhe besoj unë se ka mjaftueshëm të dhëna dhe dëshmitar që do mundësonin heqjen e lirisë për Ministrin Nenad Rikallo” ka thenë Ismajli.

Qeveria po e humbë kredibilitetin

Sipas tij emërimi  si ministër i një të dyshuari për krime në qeverinë Haradinaj, pos që e shpërfaq presionin dhe ndikimin politikë nga Beogradi mbi qeverinë Haradinaj, bënë që kjo qeveri të humbë edhe kredibilitetin e saj në shoqëri, kjo si rezultat i përfaqësimit nga njerëz me urrejtje patologjike dhe të kaluarën e tyre kriminale ndaj shqiptarëve. Andaj Kryeministri Haradinaj duhet të reagoj me urgjencë për të shkarkuar Nenad Rikallon, dhe të bëjë filtrimin e mirëfilltë në emërimin e ministrave apo zyrtarëve tjerë në institucionet vendimmarrëse, nëse kjo qeveri vendos të jetë e çkapur dhe mos të lejoj ndikimin e Serbisë në Kosovë.

Kurse ish agjent i Sherbimit Informativ te Kosovës Naim Miftari ka thënë se jo vetëm ministri Nenad Rikallo duhet të jep dorëheqje por sipas tij terë kjo qeveri që ai e quan pro serbe duhet të dorëhiqen.

Image
Naim Miftari

“Komplet kjo qeveri është ngrit nga interesat personale të disa personave si Ramush Haradinaj që janë të uritur për më qenë në pushtet si kryeministër. Kurse sa i përket listës serbe jo vetëm Nenad  Rikallo por të gjithë aty janë lojtar lojal të Beogradit e pranojnë publikisht se në politikë janë që ta pengojnë Kosovën të shkoj para dhe mbrojnë urdhrat dhe  interesat e Beogradit” ka thënë Naim Miftari.

“Komplet kjo qeveri është ngrit nga interesat personale të disa personave si Ramush Haradinaj që janë të uritur për më qenë në pushtet si kryeministër. Kurse sa i përket listës serbe jo vetëm Nenad  Rikallo por të gjithë aty janë lojtar lojal të Beogradit e pranojnë publikisht se në politikë janë që ta pengojnë Kosovën të shkoj para dhe mbrojnë urdhrat dhe  interesat e Beogradit” ka thënë Naim Miftari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat