Çka do të bëjë Qeveria e sekserëve për ushtrinë?

Politika

Çka do të bëjë Qeveria e sekserëve për ushtrinë?

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 17 shtator 2017 Në ora: 12:00
FSK

Pas shumë përpjekjeve është formuar edhe Qeveria e re e Kosovës. Është prezantuar kabineti qeveritar, por jo edhe programi qeverisës.

Në këtë kuadër ende nuk dihet nëse kjo Qeveri e ka në plan formimin e Ushtrisë së Kosovës, ose të ndërmarrë diçka në këtë drejtim.

Duke komentuar në lidhje me këtë, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami , ka thënë se ushtria e Kosovës nuk mund të formohet nga kjo qeveri e ndërtuar me pazare me serbët.

Image
Gazmend Islami

 Ai ka thënë më tutje se kjo qeveri nuk e përfaqëson shumicën shqiptare dhe ushtria as që do të diskutohet ndonjëherë. “Kjo është qeveri sekserësh, qeveri e ndërtuar me pazare me sërbët dhe një parti me 4 deputetë që kokën e kanë kah lindja, kjo Qeveri nuk përfaqëson shumicën shqiptare në Parlamentin tonë, prandaj është qeveri e dështuar, mendoj se FSK, as që do të diskutohet ndonjëherë me këtë përbërje për tu shëndërruar në Ushtri të Kosovës, në asnjë variant të mundshme serbët nuk do të pranojnë që të kemi ushtri, është për keqardhje që edhe një herë lakmia për pushtet, bëri që qeveria e Kosovës të jetë e ndërtuar me minoritet e shumica shqiptare në opozitë. Kjo qeveri do ta ketë jetën e shkurt”, është shprehur Islami për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat