Neglizhenca e qëllimshme e mjekëve, shkaktoi vdekjet në QKUK?

Politika

Neglizhenca e qëllimshme e mjekëve, shkaktoi vdekjet në QKUK?

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 17 shtator 2017 Në ora: 20:55
QKUK

“Nga dita e enjte, klinikat kirurgjike në QKUK, kanë raportuar për dy raste të vdekjeve ndodhura pas operacionit. Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hulumtuar “dyshimet” e ngritura për ndonjë parregullsi të mundshme si i parasheh edhe legjislacioni në fuqi. QKUK, kërkon nga mediet dhe opinioni publik të jenë të kujdesshëm duke lënë hapësirë për hulumtim nga organet kompetente”, thekson Shpend Fazliu.

Ditë më parë është raportuar për vdekjen e disa personave në Qendrën Klikine Universitare. Këto raste të cilësuara si jo të zakonshme, madje janë quajtuar edhe si të dyshimta ku ka pasur edhe reagime të familjarëve.

Në mesin e viktimave ishte edhe nipi i ish-deputetit Gëzim Kelmendi. Ky i fundit reagoj ashpër ndaj këtij institucioni dhe personelit udhëheqës aty.

Ai përmes këtij postimi në Facebook ka thënë se ata do ta ndjekin rrugën ligjore, vetëm që të mos ketë më viktima të ngjashme.

“Por le ta dijnë mirë këta profiter dhe shkatërues të shëndetësisë kosovare, se ne nuk do të heshtim. Do të i shfrytëzojmë gjitha rrugët ligjore duke filluar me procedimin e lëndës në prokurorinë e vendit. Këtë do ta bëjmë me të vetmin qëllim, që mos të ketë viktima sikur që patëm ne. Që pacientët tjerë mos të jenë viktimë e këtij krimi të organizuar dhe epshi shtazarak për pozita dhe para. Qytetarët e Kosovës nuk meritojnë të vdesin si pasojë e profiterëve dhe krimit të organizuar që mbretëron në QKUK në veçanti dhe shëndetësinë kosovare në përgjithësi”, ka shkruar Kelmendi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat