Gjykata Speciale, uragani që trazon Kosovën së shpejti

Politika

Gjykata Speciale, uragani që trazon Kosovën së shpejti

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 18 shtator 2017 Në ora: 20:57
Selia e Gjykatës Speciale

“Gjykata tani e ka të gjithë infrastrukturën e gatshme, sikurse atë të përzgjedhjes së gjyqtareve, por edhe infrastrukturën ligjore. Mirëpo asgjë nuk varet nga vet Gjykata se kur do të fillojnë procedurat dhe gjykimet atje, pasi kjo varet krejtësisht nga zyra e prokurorit të specializuar. Po ashtu në Hagë  në krye të së cilës gjendet prokurori amerikan David Shvendiman”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Gjykata Speciale në Hagë është e gatshme të pranojë akuzat e para dhe të fillojë procedurat duke përfshirë edhe gjykimet e para. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike duke thënë se Gjykata e ka të gjithë infrastrukturën e gatshme, si atë të përzgjedhjes së gjyqtareve, ashtu edhe infrastrukturën ligjore.

Deputeti i VV-së Sami Kurteshi ka thënë se LVV dhe as grupi parlamentar i LVV nuk ka ndonjë informatë tjetër përveç informatave që sillen nëpër media.

 “Momentalisht Kuvendi është në pushim të dhunshëm, për arsye krejtësisht të panjohura për ne deputetët. Deputetët nuk kanë asnjë informatë, asnjë njoftim ne lidhje me këtë çështje. Prandaj, nuk e di se si mund të trajtohet kjo çështje nëse për këtë nuk ka asnjë informatë”, ka thënë deputeti Kurteshi. (Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat