Një vizë për Demarkacionin, heqë vizat për qytetarët e Kosovës

Politika

Një vizë për Demarkacionin, heqë vizat për qytetarët e Kosovës

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 19 shtator 2017 Në ora: 23:55
Ilustrim

Qeveria e re ende nuk ka vendosur se kur do ta procedojë marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e zi, për ratifikim në Kuvend.

Ishte pikërisht kjo marrëveshje që organizoi PDK-në dhe partitë opozitare, për ta rrëzuar qeverinë e drejtuar nga ish Kryeministri Isa Mustafa.

Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e zi vazhdon të jetë kusht për premtimin e Kryeministrit aktual Ramush Haradinajt, se brenda tre muajve qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.

“Jemi vetëm një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore. Në takimet e shumta anë kënd Kosovës e kam thënë se brenda 3 muajsh Qeveria jonë do ta mundësoj Liberalizimin e Vizave”, kishte deklaruar ai pak para fillimit të fushatës zgjedhore.

E një premtim i tillë duket të jetë larg realizimit. Haradinaj nuk po gjen mbështetje në kauzën e tij për rikthimin e marrëveshjes në pikën zero. Mesazhet nga Bashkim Evropian por edhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë lanë për të kuptuar se këta partnerë strategjik të Kosovës nuk duan ndryshimin e marrëveshjes, aq më pak kur e njëjta është miratuar në Parlamentin e Malit të zi, që së fundi është anëtarësuar në NATO. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat