Katër letrat e Thaçit, ende në sirtarët e Prokurorisë

Politika

Katër letrat e Thaçit, ende në sirtarët e Prokurorisë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 20 shtator 2017 Në ora: 21:55
Hashim Thaçi

Po bëhen gati një vit që kur Presidenti Thaci kishte nisur katër letra për zbardhjen e krimeve të gjatë dhe pasluftës,  në drejtim të Prokurorisë së shtetit, mirëpo kjo e fundit ende nuk ka treguar ndonjë rezultat lidhur me këto hetime. Prokuroria nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës lidhur me adresimin e këtyre letrave dhe rezultateve konkrete.

Në letrën e parë, presidenti Thaçi kishte theksuar nevojën për t’u marrë me krimet e luftës të kryera në Kosovë gjatë luftës, konkretisht për zbardhjen e disa prej masakrave më të rënda që kishin ngjarë gjatë luftës.

Në letrën e dytë, ai ka kërkuar që vëmendje t’u kushtohet edhe shumë krimeve serioze të kryera menjëherë paslufte apo në vitet e mëvonshme, siç janë vrasja e vëllezërve Bytyçi në qershor 1999, përpjekja për atentat kundër ish-presidentit Ibrahim Rugova në mars 2005, si dhe vrasja e disa personaliteteve publike dhe disa krime të tjera gjatë kësaj periudhe.

Në letrën e tretë, presidenti Thaçi ka kërkuar që gjithashtu vëmendje e veçantë t’i kushtohet edhe krimeve monstruoze, siç ishte përdhunimi i personave, veçanërisht i grave dhe vajzave gjatë luftës në Kosovë, më 1998-1999.

Kurse,  në letrën e katërt, presidenti Thaçi kishte thënë se ka inkurajuar Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, që vëmendje e veçantë t’i kushtohet edhe zbardhjes të së vërtetës për shkatërrimin e trashëgimisë. (Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat