LDK: Haradinaj po i han fjalët për “Çakorrin” me kauza të rrejshme

Politika

LDK: Haradinaj po i han fjalët për “Çakorrin” me kauza të rrejshme

Nga: Albulenë Muji Më: 22 shtator 2017 Në ora: 17:08
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirie Kajtazi

Qeveria e Kosovës ka emëruar sot anëtarët e komisionit shtetëror, për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror.

Por, nga Lidhja Demokratike nuk shpresojnë se kryeministri i Kosovës , Ramush Haradinaj do të mbajë fjalën e tij për çështjen e demarkacionit, pasi që sipas tyre, ky i fundit e ka bërë këtë për kauza të patriotizmit dhe për të qenë pjesë e pushtetit.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirie Kajtazi ka komentuar për “Bota sot” se deklaratën e Haradinajt lidhur me demarkacionin, ku ka akuzuar për kauza të rrejshme patriotike më të cilat po e rrezikohet vendi.

“E keqja për vendin nuk është se ai i han fjalët e veta, e keqja për vendin dhe qytetarët e saj është se kauzat e rrejshme të "patriotëve" të Kosovës po rrezikojnë vendin dhe po hanë të ardhmen e qytetarëve të saj”, ka thënë ajo.

Sipas Kajtazit, këto deklarata Haradinaj e zyrtarët e tjerë, po i bëjnë për të qëndruar në pushtet.

“Deklarimet e tij dhe ca të tjerëve janë vetëm sa për tu kacavjerrë në pushtet dhe ruajtja e fqinjësisë dhe partneritetit me NATO, është strategjike për vendin”, ka thënë Kajtazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat