Haradinaj rrezikon raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian

Politika

Haradinaj rrezikon raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 24 shtator 2017 Në ora: 15:08
Ilustrim

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradiaj të më parë gjatë hapjes së fushatës zgjedhore të zgjedhje lokale ka deklaruar se liberalizimi i vizave nuk varet nga demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

“Brukseli e vlerëson se kjo teme është në proces dhe nuk do të lidhet afati i kësaj teme me afatin e liberalizimit. Nuk duhet të lidhet Demarkacioni me vizat. Pse i dhashë kaq peshë rendit dhe ligjit? Sepse është kriteri më kryesor për liberalizimin e vizave’”, ka thënë Haradinaj gjatë hapjes së fushatës së partisë së tij në Prishtinë.

Por, kjo deklaratë e Haradinajt nuk po vlerësohet si e pjekur politikisht dhe janë quajtur gafa, pasi që Bashkimi Evropian nëpërmjet shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherinikishte pasqyruar mesazh të qartë për lidhshmërinë e demarkacionit me liberalizimin e vizave.

Image
Faton Mehmeti

Analisti Faton Mehmeti e ka quajtur gafë deklaratën e kryeministrit të Kosovës RamushHaradinaj se demarkacioni nuk është kriter për liberalizim i vizave.

Sipas tij, këtëdeklaratëHaradinaj e ka bërë për të larguar vëmendjen e opinionit dhe të opozitës nga kauza të cilën e ka ngritur vet ai.

“Mbase  ka harruar Ramushi se shtyrja e liberalizimit të vizave me Kosovën është demarkacioni, kjo është thënë disa herë nga zyrtaret e BE dhe SHBA. Prandaj deklarata e Ramushit se demarkacioni nuk është kriter për liberalizim i vizave nuk qëndron, është një gafe e tij e bërë me qëllim për të larguar vëmendjen e opinionit dhe opozitës nga kauza të cilën ai vetë e ngriti dhe tani po mundohet ta stopoj në harresë”, ka thënë Mehmeti.

Po ashtu, ai ka thënë se deklarata të tilla si të Haradinajt cenojnë raportet e Kosovës me Bashkimit Evropian  të cilat shfaqin vendin si të papjekur politikisht dhe se nëse ai nuk e sjell kufirin në Çakorr duhet të jap dorëheqje.

“Manovra politike të cilat tregojnë papjekuri politike, mungese marrje të përgjegjësive dhe zhveshje nga fytyra e vërtetë e Haradinajt. Deklarata të tilla të pamatura vetëm sa e dëmtojnë imazhin e vendit, cenojnë raportet e Kosovës me BE, duke shpërfaqur imazhin e një vendi ende të papjekur politikisht. Besoj e Haradinaj sa më pak të flet është më mirë, pasi vetëm kur nuk flet nuk bën gabime. Kosovës i nevojiten njerëz jo polist, punëtor dhe që kanë vizion të qartë për të ardhëm e vendit dhe rrugën nëpër të cilën duhet të kaloj Kosova. Nëse Haradianj nuk e sjell kufirin nëÇakorratëherë duhet të jap dorëheqje, e kjo nuk do të ndodh asnjëherë më. Gabimin trashanik e bëri Thaçi duke nënshkruar demarkacionin, prandaj Ramushi nuk kishte nevoje të fuste duart në zjarr pa nevojë”, ka thënë ai.

Më tutje, Mehmeti ka thënë se Haradinaj do të digjet politikisht nga demarkacioni dhe se vendi nuk bën t`i prish raportet me BE-nw, duhet të shikojë nga e ardhmja.

“Demarkacioni do e djeg Ramushin politikisht, duke e parë këtë gjë Ramushi vetëm sa ka filluar të ndryshoj fjalët dhe në fund do e pranoj se kufiri aktual është aty ku është nënshkruar, edhe pse mendoj se Kosova ka humbur tokë. Gjithsesi në politikw kur nuk i qëndron pranë premtimit duhet të japësh dorëheqje. Kosova nuk guxon të prish raportet me BE, por të shikoj kah e ardhmja në bashkëpunim të ngushtë me BE dhe SHBA. Ramushi të jetë më i kujdesshëm në këso deklarime, të cilat vetëm sa e shtyjnë me shumë Kosovën nga liberalizimi  i vizave”, ka përfunduar Mehemti për “Bota sot”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat