Ministria për përmbushjen e apetiteve të PANALS-së

Politika

Ministria për përmbushjen e apetiteve të PANALS-së

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 25 shtator 2017 Në ora: 21:21
Mbledhje e Qeverisë

Zvogëlimi i numrit të Ministrive në Republikën e Kosovës, mund të mbetet edhe për një kohë të gjatë vetëm një premtim elektoral. Numrit të madh të ministrive tashmë do t`i shtohet edhe një. Ministria e Zhvillimit Rajonal do të jetë Ministra e 22-të në qeverinë e Kosovës. Sipas programit qeverisës, kjo ministri synon zhvillimin plotësues të regjioneve më pak të zhvilluara në Republikën e Kosovës. Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Bujqësisë dhe disa ministri tjera, duket se janë konsideruar të pamjaftueshme për t`i përmbushur nevojat e qytetarëve të Kosovës.

Kujtojmë, se ish Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa zyrtarisht kishte paralajmëruar zvogëlimin e numrit të Ministrive në Qeveri.

Ishte thënë se të paktën tri Ministri të Qeverisë së Kosovës, do të mund të shkriheshin në një të vetme.

Njëri nga Ministrat e Qeverisë aktuale, Pal Lekaj, sa ishte në postin e deputetit, kishte kërkuar që Qeveria e Kosovës urgjentisht të bëhet me ligjin e saj që do të sanksiononte çdo detaj që ka të bëjë me organogramen dhe funksionimin e vet.

Për më tepër, Lekaj ishte shprehur se Republika e Kosovës ka një ndër qeveritë më të mëdha në Evropë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat